Njoftime
-
Publikohen kandidaturat per autoritetet drejtuese te Universitetit "Aleksander Moisiu" Durres:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon vendimin per zhvillimin e zgjedhjeve te autoriteteve dhe organeve drejtuese.:
-
Universiteti "Aleksnder Moisiu" Durres publikon urdherin e MASH per fillimin e procesit zgjedhor per autoritetet dhe organet drejtuese:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:
WebMail
Fakultetet
Zona Studentit
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
Përshëndetje të dashur studentë!
Në emër të stafit të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, kam kënaqësinë t'ju uroj mirëseardhjen dhe suksese në këtë vit të ri akademik!
Që prej vitit 2010, është hapur për herë të parë në universitetin tonë Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, një fakultet i krijuar nga një mendësi e filozofi e re, dhe i zgjeruar me programe të reja studimi.
Në auditorët tanë ju do të bashkëpunoni me një staf akademik të përzgjedhur, të përbërë nga ekspertë të rinj të kualifikuar, të cilët kanë kryer studime e kërkime në universitetet më prestigjioze, me filozofinë e përjashtimit të të cektës dhe mediokres, duke përfshirë vetëm atë që kërkon ekzigjencë intelektuale, vërtetësi, përpikmëri dhe pavarësi mendimi.
Së bashku , nëpërmjet ballafaqimit të ideve dhe pikëpamjeve, njohjes me literaturat bashkëkohore dhe novacionet shkencore, do të definojmë një konkluzion të mirëkuptuar, dhe nëpërmjet debatit dhe gjithpërfshirjes do të synojmë prakticitetin dhe integrimin tuaj.
Në fakultetin tonë do të gjeni programe mësimore të bazuara në eksperiencën më të mirë shqiptare dhe ndërkombëtare, mendimin kritik, krijimtarinë dhe inteligjencën.
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike ju jep mundësinë të bëheni pjesë e shoqërive të informacionit dhe e ekonomisë së dijes, të kombinoni në mënyrë cilësore njohuritë teorike dhe aftësitë praktike, që të jeni sa më të përshtatur me tregun e punës dhe me dinamikat e zhvillimit politik, ekonomik e social në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.
Fakulteti ynë ka zgjedhur rrugën e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet pedagogëve dhe studentëve, prandaj, unë e kam për nder t’ju deklaroj mbështetjen dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm, në mënyrë që ju të jeni të gatshëm për realizimin e objektivave dhe ëndrrave tuaja.
Le të ecim dhe rritemi së bashku në rrugën e dijes!
Dr. Alket Hyseni
Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike - Juridike

