MASTER PROFESIONAL

Programet e studimeve “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë universitare së paku “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë professional. Programet e studimeve “Master profesional” realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 (një vit e gjashtë muaj) vit akademik, në përfundim të këtyre programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në fushën e arsimimit e të trajnimit profesional të kryer.

Cikli i Dytë i Studimeve, Master Profesional 

Master Profesional në Politika dhe Administrim / Administrim Publik

Master Profesional në Politika dhe Administrim / Administrim Financiar

Master Profesional në Politika dhe Administrim / Drejtim Turizmi

Master Profesional në Ekonommi Biznes / Drejtim i SME-ve

Master Profesional në Ekonomi Biznes / Drejtim Financë Bankë

Master Profesional në Menaxhim / Marketing

Master Profesional në Menaxhim / Menaxhim Biznesi

 

MASTER I SHKENCAVE

Pprogramet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" i pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti.  Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike dhe realizohen me 120 kredite. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave”.

Cikli i Dytë i Studimeve, Master i Shkencave

Master i Shkencave në Menaxhim / Menaxhim Biznesi 

Master i Shkencave në Menaxhim / Marketing 

Master i Shkencave në Politika dhe Administrimi / Administrim Publik

Master i Shkencave në Politika dhe Administrimi / Administrim Financiar 

Master i Shkencave në Ekonomi Biznes / Ekonomi Biznes

Master i Shkencave në Ekonomi Biznes / Financë Bankë