Tarifat e shkollimit janë një detyrim vjetor i studentëve bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, ato miratohen me V.K.M për çdo vit akademik. Për vitin akademik 2010-2011 janë si më poshtë :
• 1.550 lekë tarifë regjistrimi për Ciklin e Parë të Studimeve, Bachelor, e cila paguhet në momentin e regjistrimit për herë të parë në universitet. Kësaj tarife i nënshtrohen të gjithë studentët që regjistrohen në vitin e parë.
• 2.500 lekë tarifë regjistrimi për Master i Shkencave dhe Master Profesional e cila paguhet në momentin e regjistrimit për herë të parë në këtë program. Kësaj tarife i nënshtrohen të gjithë studentët që regjistrohen në vitin e parë.
• 15.330 lekë tarifë shkollimi, e cila paguhet në çdo vit akademik nga të gjithë studentët e Ciklit të Parë të Studimeve.
• 30.000 lekë tarifë shkollimi në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).
• 15.330 lekë tarifë shkollimi në Filialin e Peshkopisë.
Tarifat e shkollimit për studentët e transferuar dhe ata në programe të dyta, në programet e studimit të ciklit të parë, janë si më poshtë:
• Shkenca të Administrimit - 65.000 lekë në vit
• Menaxhim Turizëm - 65.000 lekë në vit
• Cikël i Ulët - 60.000 lekë në vit
• Gjuhë Angleze - 82.000 lekë në vit
• Ekspert në Proçese Formimi - 82.000 lekë në vit
• Infermieri - 150.000 lekë në vit
• Ndihmësdentist - 82.000 lekë në vit
• Menaxhim Ndërtimi - 82.000 lekë në vit
• Asistent Ligjor - 82.000 lekë në vit
• Menaxhim Transporti Detar/Tokësor - 82.000 lekë në vit
• Specialist Rrjetash Kompjuterike - 82.000 lekë në vit
• Asistent Administrativ - 82.000 lekë në vit
Tarifat e shkollimit (për 45 kredite) për program të parë studimi me kohë të pjesshme për vitin akademik 2011-2012 janë:
- Financë Kontabilitet - 38.610 lekë në vit
- Administrim Biznes - 38.610 lekë në vit
- Drejtësi - 25.740 lekë në vit
- Psikologji – Sociologji - 39.780 lekë në vit
- Cikël i Ulët - 39.780 lekë në vit
- Infermjeri e Përgjithshme - 42.930 lekë në vit
Tarifat e shkollimit (për 45 kredite) për program të dytë studimi me kohë të pjesshme për vitin akademik 2010-2011 janë:
- Financë Kontabilitet - 51.480 lekë në vit
- Administrim Biznes - 51.480 lekë në vit
- Drejtësi - 51.480 lekë në vit
- Psikologji – Sociologji 51.480 lekë në vit
- Cikël i Ulët - 51.480 lekë në vit
- Infermjeri e Përgjithshme - 51.480 lekë në vit
Afatet e pagesave publikohen herë pas here nga Dega Ekonomike
