Njoftime

WebMail

E-Mail
Password
 
Rreth UAMD

    Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home/uamdedu/public_html/inc/liveadmin.php on line 172

    Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home/uamdedu/public_html/inc/liveadmin.php on line 185
  • Historiku

  • Mirëseardhja

  • Misioni

  • Statuti

  • Rregullorja

  • Vendndodhja

Zona Studentit

Historiku

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, datë 20.12.2005 “Për hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”.

Për herë të parë universiteti hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007 ku në bankat e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi. Sot në vitin e pestë të  jetës, Universiteti “Aleksandër Moisiu ka rreth 7000 studentë.

Me hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Qeveria Shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri në vend, por hapjen e një institucioni ndryshe, i cili do të sillte eksperiencat më të mira akademike perëndimore. Filozofia e punës është “studenti në qendër të vëmendjes”, që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një stafi dinamik të zgjedhur dhe të përkushtuar, një ambjenti të kompjuterizuar që mundëson kontakte të vazhdueshme me botën akademike perëndimore dhe nëpërmjet veprimtarive të larmishme ekstrakurrikulare.

Mënyra e zhvillimit të procesit mësimor, procedurat e kontrollit të dijes, rekrutimi i stafit akademik, këshillimi i studentëve, shërbimi i bibliotekës e mbi të gjitha kërkimi shkencor kanë si qëllim realizimin e një eksperience akademike unike në vend, që nuk përjashton asnjë element domethënës të universiteteve evropiane dhe ato amerikane.

Fillimisht Universiteti "Aleksandër Moisiu" u hap me tri njësi kryesore nga të cilat dy fakultete (Fakulteti i Ekonomisë dhe Adminitrimit dhe Fakulteti i Edukimit) dhe një Shkollë e Lartë Profesionale,  e cila ngjason  institucionalisht me Community College në vendet perëndimore. Në këtë shkollë ofrohen diploma me karakter të specializuar, kryesisht të  natyrës teknike, me minimalisht dy vite studimi dhe 120 kredite sipas sistemit ECTS.

Në vitin akademik 2007-2008, në Shkollën e Lartë Profesionale u hapën edhe katër programe studimi të tjera të cilat janë hapur për herë të parë në të gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend. Në të njëjtin vit në këtë njësi programi i studimit infermieri shndërrohet me DNP (Bachelor).

Një risi e Universitetit “Aleksandër Moisiu” , por edhe e të gjithë sistemit të arsimit të lartë në vend është hapja e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) në vitin akademik 2008-2009. Ky fakultet është produkt i një projekti të përbashkët i qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare, me qëllim ndërtimin e një fakulteti bazuar në përvojën më të mirë të akademisë profesionale në Banden-Wurtemberg në Gjermani, në fushën e ekonomisë dhe të menaxhimit. Karakteristika dalluese në këtë fakultet është kombinimi i vazhdueshëm i njohurive teorike me praktikën në kompani të ndryshme sipas fushës së studimit. Mësimdhënia në këtë fakultet zhvillohet në gjuhën angleze nga profesorë ndërkombëtarë dhe ekspertë nga fushat përkatëse. Programi mësimor është i përshtatur me nevojat e tregut dhe përcaktohet në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

Në vitin akademik 2009-2010 Universiteti “Aleksandër Moisiu” zgjerohet me një filial në qytetin e Peshkopisë, ku aktualisht studiojnë 800 studentë në programe të ndryshme studimi. Në Fililin e Peshkopisë janë hapur programe studimi të cikli të parë të të tri njësive kryesore të universitetit të vendosura në Durrës.

Gjithashtu viti akademik 2009-2010 shënoi edhe hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit, duke kompletuar në këtë mënyrë profilin akademik të universitetit. Konkretisht në këtë fakultet janë hapur programet e studimit të DND (Diplomë e Nivelit të Dytë), (MNP) Master i Nivelit të Parë, si dhe programet e Ciklit të Tretë (Shkolla e Doktoraturës).

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 685, datë 25.08.2010 “Për riorganizimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në fillim të vitit të ri akademik 2010-2011, universiteti u zgjerua dhe me dy fakultete të reja, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike dhe  Fakultetin e Teknologjisë së  Informacionit. Gjithashtu, u riorganizuan njësitë kryesore të universitetit duke bërë të mundur që sot në  përbërje të tij të jenë 6 fakultete si Fakulteti  i Biznesit, Fakulteti i Edukimit, i Teknologjisë së  Informacionit, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), si dhe filiali në qytetin e Peshkopisë.