Njoftime

  • TRANSFERIMI I STUDIMEVE NË UAMD:

    10.06.2010
    TRANSFERIMI I STUDIMEVE NË UAMD
    Më shumë

WebMail

E-Mail
Password
 

Të dashur studentë!

Kam kënaqësinë e veçantë t`ju uroj mirëseardhjen në Universitetin “Aleksandër Moisiu”   Durrës. Ky vit akademik e gjen universitetin tonë, ndonëse më i riu i universiteteve publike në vend, me të konsoliduar nga ana institucionale, akademike dhe me perspektiva inkurajuese për të ardhmen.

Në vitin e katërt të jetës së tij, universiteti u ofron 4500 studentëve të tij 49 programe studimi dhe profile, në katër fakultetet e tij dhe në filialin e ri në qytetin e Peshkopisë.  

Për herë të parë në vendin tonë hapet një fakultet ku mësimi integrohet me praktikën mbështetur në përvojën më të mirë gjermane. Lidhjet me botën e brendshme dhe të jashtme akademike janë shtuar dhe pritet finalizimi i një sërë projekteve të përbashkëta.


Mësimdhënia, mesimnxënia, vlerësimi reciprok i studentëve dhe i personelit akademik kanë shënuar rritje të cilësisë së kurseve dhe të programeve të ofruara, si edhe vendosin themele të shëndosha për karrierën profesionale të studentëve.


Sfidat përpara të gjithëve ne janë të shumta, por edhe entuziazmi i studentëve dhe pjekuria e profesionalizmi i personelit akademik janë armët tona të sigurta për t`i përballuar ato me sukses. Stafi ynë akademik po bën të gjitha përpjekjet që çojnë në përmbushjen e suksesshme të misionit të universitetit: përgatitjen e qytetarëve profesionalisht të aftë dhe në gjendje të marrin përsipër përgjegjësi për vete dhe për vendin.  

Universiteti ynë njihet nga të gjithë si një universitet ndryshe, me studentë dhe personel akademik ndryshe për shkak të seriozitetit dhe mendësisë së re në organizimin dhe menaxhimin e programeve, jetës universitare, konferencave shkencore, lidhjeve me komunitetin e botën akademike, e mbi të gjitha, për vënien e studentit në qendër të vëmendjes.

Dëshiroj t’ju kujtoj të gjithëve, që studenti nuk është një qënie e predispozuar gjenetikisht për tu bërë X apo Y, as origjina e tij apo kushtet familjare nuk vendosin se çdo të bëhet ai. Ju, pa përjashtuar askënd, i keni të gjitha predispozitat, kushtet dhe mbështetjen tonë maksimale, të bëheni çfarë dëshironi të bëheni!


Suksese në jeten e bukur dhe plot sfida të dijes!

Prof. Dr. Agim Kukeli, Ph.D
Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Durrës