Njoftime
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon vendimin per zhvillimin e zgjedhjeve te autoriteteve dhe organeve drejtuese.:
-
Universiteti "Aleksnder Moisiu" Durres publikon urdherin e MASH per fillimin e procesit zgjedhor per autoritetet dhe organet drejtuese:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:
-
Publikohet urdheri per regjistrimin e kandidateve fitues ne programet e studimit me kohe te pjesshme , nga kuotat shtese:
-
Publikohet urdheri per regjistrimin e kandidateve fitues ne programin "Master i Shkencave", nga kuotat shtese:
WebMail
Organet Drejtuese
Zona Studentit
Vendimet e datës 10.09.2010
Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i mbledhur më datë 10.09.2010, mbështetur në Ligjin për Arsimin e Lartë nr. 9741 datë 21.05.2007, i ndryshuar, si dhe në Statutin Universiteti "A.Moisiu" vendosi:
1. Ndryshimin në Rregulloren e Organizimit dhe Zhvillimit të Procesit të Transferimit të studimeve dhe rregjistrimin në programet të dyta të studimit si më poshtë:
a. Ndryshimin e afatit të dorëzimit të dokumentave për transferimin e studentëve nga data 15 gusht në datën 20 Shtator.
b. Kërkesa e studentit për ndryshimin e programit të studimit brënda të njëjtit fakultet ndryshohet nga data 15 gusht bëhet date 30 shtator.
c. Kërkesa e Individët të cilët dëshirojnë të ndjekin një program të dytë studimi, të paraqesin kërkesën e tyre, pranë zyrës së asistenteve të dekanëve, gjatë gjithë vitit akademik, ndryshohet nga data 15 Gusht bëhet në datën 20 Shtator.
2. Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës , format e studimit janë:
- Studime me kohë të plotë
- Studime me kohë të pjesshme
3. Hapjen e programeve të studimit me kohë të pjesshme për vitin akademik 2010-2011 si më poshtë:
a. Fakulteti i Biznesit do të ofrojë programet e studimit:
- Administrim Biznes
- Financë Kontabilitet
b. Fakulteti I Edukimit do të ofrojë programet e studimit:
- Cikël i Ulët
- Psikologji – Sociologji
c. Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike do të ofrojë programin:
- Juridik
d. Fakulteti I studimeve Profesionale do të ofrojë programin:
- Infermjeri e Përgjithshme
e. Filiali i Peshkopisë ofrojë këto programe studimi:
- Financë – Kontabilitet
- Cikël i Ulët
- Drejtësi
- Infermjeri e Përgjithshme
Programet e mësipërme të studimit përfundojnë me diplomën Bachelor në fushën përkatëse.
4. Senati miratojë numrin e përgjithshëm të personelit akademik me kohë të plotë me kontratë të përkohshme për vitin akademik 2010 – 2011 i cili është 30.
5. Ndryshon Udhëzimi për përzgjedhjen dhe rekrutimin e personelit akademik, ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ, ku pika e fundit e shkronjës A/3 ndryshon: "Çdo kandidat duhet te paraqese paketen e aplikimit e cila duhet te permbaje, Programin / et (syllabuset) e lendes / ve per te cilen kandidati apliko" hiqet si kriter pranimi dhe shtohet nje pike tjeter qe thote se " Kandidati duhet te pergatise nje leksion te hapur per lenden qe kandidon e cila duhet te prezantohet para komisionit te perzgjedhjes se personelit akadmik".

