Njoftime
-
Forumi Akademik “TRANSFORMIMET PASKOMUNISTE NË VENDET E EUROPËS QENDRORE E LINDORE, ROLI LIDERËVE DHE MODELI HAVEL”.:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon datat e zhvillimit te testeve te Gjuhes Angleze:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:
WebMail
Rektorati
Zona Studentit
Biblioteka
Biblioteka u krijua në fund të vitit 2007 dhe posedon rreth 8000 tituj ne gjuhen shqipe dhe te huaj, ne formatin leter dhe elektronik.
Ajo bashkëpunon me biblioteka të tjera akademike brenda dhe jashtë vendit, shtëpi botuese, autorë, donatorë të ndryshëm inistitucional dhe privat.
Koleksioni përpunohet nga ana shkencore bibliografike konform standarteve ndërkombëtare duke përdorur UDC (sistemi i klasifikimit), ISBD (International Standard Bibliographic Description).
Tashmë Biblioteka e Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës ka edhe akses në burimet on line të poshtë përmendura, të cilat mund të shfrytëzohen nga stafi dhe studentët.si:
- www.bioone.org
- www.oecd-ilibrary.org
- www.journals.cambridge.org
- www.unrisd.org
Në saj të projektit “EU info point” koordinator i së cilit është Delegacinin e Komisionit Evropian në Shqipëri, UAMD fitoi statusin “EU info Point”.Që prej muajit tetor 2009, në bibliotekën e UAMD-së mbërrijnë publikime nga Zyra e Publikimeve të BE-së në Luksemburg. Këto materiale kanë të bëjnë me të dhëna stastikore, kërkime shkencore, vendime, baza ligjore dhe evenimente të BE-së në fusha të ndryshme si ambjenti, ekonomia, politika, edukimi, intgrimi, inxhinjeria duke krijuar në këtë mënyrë një fond ekstremisht të vlefshëm për kërkimin shkencor.
Biblioteka me fond të hapur ofron:
- Literaturë shqip
- Literaturë anglisht
- Periodikun (në disa gjuhë)
- Literaturë prej burimeve elektronike
- CD
- Akses në Internet
- Studim në sallë
Frekuentimi i bibliotekës është falas, nga e hëna në të premte (08:00- 16:00).
Për të fituar të drejtën e frekuentimit, përdoruesi duhet të dorëzojë një dokument identifikimi, fotografi dhe një vërtetim nga Dega e Regjistrimeve.
Biblioteka përbëhet nga:
1. Venera Alliaj, MBA / Drejtore
E-mail: veneraaliaj@uamd.edu.al
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznes në Universitetin Nderkombetar në Strugë, Shkollen e Bibliotekonomis,Tirane. Është drejtore e bibliotekës që prej vitit 2007
Gjuhë e huaj: anglisht, italisht
2. Lindita Tepshi, Msc / Specialiste
E-mail: linditatepshi@uamd.edu.al
Diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në Fakultetin e Shkencave Sociale. Ka perfunduar Master Shkencor ne Administrim Financiar ne Universitetin "Aleksander Moisiu" Durres. Punon në këtë pozicion prej vitit 2007.
Gjuhë e huaj: anglisht, italisht
Disa nga librat e rinj të sapo ardhur në bibliotekë mund ti gjeni të listuar këtu.


