Njoftime

  • TRANSFERIMI I STUDIMEVE NË UAMD:

    10.06.2010
    TRANSFERIMI I STUDIMEVE NË UAMD
    Më shumë

WebMail

E-Mail
Password
 

Rektori

Prof. Dr. Agim Kukeli, Ph.D.

Ka përfunduar studimet e larta në vitin 1990 në Universitetin “Fan Noli” të Korçës me rezultate të shkëlqyera, në degën Agrokulturë.

Studimet pasuniversitare master i përfundon  në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Universitetin Shtetëror të Kolorados (Colorado Sate University). Në të njëjtin universitet merr gradën “Doktor” (Ph.D) në Ekonomi me temë “Tri Ese për Investimet e Huaja Direkte”.

Prof. Dr. Agim Kukeli ka punuar si lektor në Universitetin Shtetëror të Kolorados dhe në Universitetin Shtetëror Mesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin e New Yourk-ut në Pragë (Republika Çeke) dhe Tiranë etj.

 

Në vitin 2008 zgjidhet Rektor i Universitetit "Aleksandër Moisiu".

Ai është autor i disa publikimeve shkencore në fushën e ekonomisë dhe mësimdhënies në revista shkencore si dhe ka marrë pjesë në shumë workshop, specializime e konferenca në vendet perëndimore. Gjithashtu Prof. Dr. Agim Kukeli është fitues i disa çmimeve si “Ekselent në Mësimdhënie” në vitin 2007 nga Universiteti i New York, “Mësimdhënie e Shquar” nga Universiteti i Shtetëror i Kolorados dhe “Studenti më i Mirë i Vitit” në vitin 1989 nga Universiteti “Fan Noli” i Korçës.

Është rektori themelues i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.