Njoftime
-
Forumi Akademik “TRANSFORMIMET PASKOMUNISTE NË VENDET E EUROPËS QENDRORE E LINDORE, ROLI LIDERËVE DHE MODELI HAVEL”.:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon datat e zhvillimit te testeve te Gjuhes Angleze:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:
WebMail
Rektorati
Zona Studentit
Dega Mësimore dhe e Regjistrimeve
Dega Mësimore dhe e Rregjistrimeve kryen veprimtari të lidhura përgjithësisht me anën formale të proçesit didaktik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” duke funksionuar si sektori në të cilin konvergojnë veprimtaritë mësimdhënëse dhe ato administrative.
Konkretisht disa nga funksionet e kësaj dege janë: përgatitja e formateve të deklarimit të ngarkesës mësimore (mujore - semestrale - vjetore) të personelit akademik, përllogaritja dhe verifikimi i ngarkesës mësimore të deklaruar me normativën ligjore referuese, përgatitja e përmbledhjes së kurrikula-ve dhe syllabuse-ve për çdo program studimi në çdo semestër, administrimin e formateve të kontrollit periodik dhe përfundimtar të dijeve (provimeve) të zhvilluara në UAMD përgjatë vitit akademik, administrimi i proçedurave për transferimet e studentëve në dhe nga UAMD-ja, përgatitja dhe koordinimi e procedurës së vlerësimit të personelit akademik të UAMD-së nga studentët, përpunimi i të dhënave statistikore, etj.
Dega Mësimore dhe Regjistrimeve përbëhet nga:
Vilma Hako, MPA / Kryetare
E-mail: vilmahako@uamd.edu.al.
Studimet e larta i ka kryer në Unversitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe ka përfunduar studimet Master në Administratë Publike pranë Institutit Francez të Administrimit, Tiranë. Drejton DMR që prej vitit 2008.
Gjuhë të huaja: frengjisht, anglisht, italisht
Erindi Golemi, / Specialist
E-mail: erindigolemi@uamd.edu.al
Ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Salento-s në Itali. Është në këtë detyrë që prej vitit 2009.
Gjuhë të huaja: anglisht, italisht,
Vilona Harka / Specialiste
E-mail: vilonaharka@uamd.edu.al
Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Gjirokastrës në Fakultetin e Gjuhë Letërsisë. Është në këtë detyrë që prej vitit 2008.
Gjuhë të huaja: anglisht
Formulari i orve mësimore semestri i parë, viti akademik 2010-2011, Shkarko
Pasqyra përmbledhëse e orëve mësimore, semestri i parë, viti akademik 2010-2011, Shkarko

