Njoftime

  • Publikohen kandidaturat per autoritetet drejtuese te Universitetit "Aleksander Moisiu" Durres:

    09.02.2012

    Më shumë
  • Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon vendimin per zhvillimin e zgjedhjeve te autoriteteve dhe organeve drejtuese.:

    27.01.2012

    Më shumë
  • Universiteti "Aleksnder Moisiu" Durres publikon urdherin e MASH per fillimin e procesit zgjedhor per autoritetet dhe organet drejtuese:

    22.01.2012

    Më shumë
  • Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:

    13.01.2012

    Më shumë

WebMail

E-Mail
Password
 

Fakulteti i Biznesit

Të nderuar studentë!

Mirësevini në Fakultetin e Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Në korrik të vitit 2009 u diplomuan studentët e parë të Universitetit  “Aleksandër Moisiu”, ndër të cilët edhe studentët e Fakultetit të Biznesit; në profilet e administrimit të biznesit, të financë-bankës, të administrimit publik, të manaxhimit të hoteleri-restoranterisë dhe të manaxhimit të turizmit kulturor.

Përmbyllja me sukses e ciklit të parë të studimeve ishte konkretizimi i një pune shumë të mirë dhe serioze që u realizua gjatë tre viteve të kaluara.

Elementi qëndror përfshirës i Hapësirës së Përbashkët Europiane të Arsimit të Lartë është zbatimi i sistemit të studimit tre ciklor. Para dy muajve në Fakultetin tonë filluan studimet në ciklin e dytë, dyfishi i studentëve të diplomuar në ciklin e parë.

Jam shumë i lumtur që në fakultetin tonë u hapën edhe studimet e ciklit të tretë (doktoratura) në shkenca ekonomike, administrim publik, financë kontabilitet dhe marketing. Kjo do të thotë që përpara nesh kemi sfidën e made të përgatitim njerëz liçensisht të ditur, shkencëtarëve, në 4 fusha të rëndësishme të ekonomisë e biznesit.

Një sfidë e këndshme e një Fakulteti, i cili edhe pse me një eksperiencë të shkurtër funksionimi, ka arritur të vendosë në themel të vet, përkushtimin, efiçencën dhe seriozitetin për përgatitjen e specialisteve të aftë për të konkurruar në tregun e punës e më gjerë.

Fakulteti ynë ka zgjedhur rrugën e nxitjes, rrugën e bashkëpunimit dhe të stimulimit të njerëzve të përkushtueshëm, ndaj unë e kam për nder dhe detyrë, që të deklaroj sot se në Fakultetin e Biznesit nuk do të mungojë asnjëherë mbështetja ime dhe e gjithë stafit, në mënyrë që ju të realizoni planet tuaja edukuese, në secilin prej cikleve, në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.

Suksese të gjithëve,
Prof. Dr. Bardhyl Ceku
Dekan