Njoftime

  • Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon vendimin per zhvillimin e zgjedhjeve te autoriteteve dhe organeve drejtuese.:

    27.01.2012

    Më shumë
  • Universiteti "Aleksnder Moisiu" Durres publikon urdherin e MASH per fillimin e procesit zgjedhor per autoritetet dhe organet drejtuese:

    22.01.2012

    Më shumë
  • Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:

    13.01.2012

    Më shumë
  • Publikohet urdheri per regjistrimin e kandidateve fitues ne programet e studimit me kohe te pjesshme , nga kuotat shtese:

    11.01.2012

    Më shumë
  • Publikohet urdheri per regjistrimin e kandidateve fitues ne programin "Master i Shkencave", nga kuotat shtese:

    25.09.2011

    Më shumë

WebMail

E-Mail
Password
 

 

 

 


Të nderuar studentë!
 

Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’ju uroj të gjithëve suksese dhe mbarësi në këtë fillim viti akademik.

Ky vit akademik, vjen pas një pune e përpjekjeje që kemi bërë, si në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë mësimore ashtu edhe në arritjet kërkimore - shkencore. Ky vit do të jetë, gjithashtu, viti i ndryshimeve reformuese e integruese të programeve e planeve mësimore, viti i miratimit të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve në fushën e edukimit si dhe i përmirësimeve të ndjeshme infrastrukturore.

Fakulteti ynë tashmë, është rritur dhe zgjeruar me programe të reja studimi, personel akademik të kualifikuar, në shërbim të një numri të konsiderueshëm studentësh që ka ardhur gjithnjë e në rritje. Tashmë pas një eksperience katër vjeçare në fakultetin tonë numërohen 1350 studentë të ciklit të parë të studimeve.


Kam kënqësinë t’ju bëj me dije se gjatë këtij viti akademik do të hapet edhe cikli i parë i studimeve, me kohë të pjesshme, në programet Cikël i Ulët dhe Psikologji-Sociologji, duke plotësuar më së miri kërkesat e tregut të punës.
Duke ju falenderuar që zgjodhët Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, për të studiuar, dua t’ju garantoj se do të gjeni tek ne atë çka ju nevojitet dhe atë çka ju dëshironi, për një studim dhe edukim cilësor, në mbështetje të misionit të Fakultetit të Edukimit që vazhdon të mbetet, përgatitja e ekspertëve të rinj profesionistë në fushën e edukimit, si dhe zgjerimi i bashkësisë akademike me kuadro të rinj.

Suksese!

Dr. Edi Puka
Dekan i Fakultetit të Edukimit