Njoftime

WebMail

E-Mail
Password
 

FACULTY OF EDUCATION

The First International Conference “Challenges and Quality Development in Higher Education”
më shumë...

The Faculty of Political Sciences and Law First International Scientific Conference “The state, society and law: between transition and consolidation.”

FIRST INTERNATIONAL SYMPOSIUM ON COMPUTING IN INFORMATICS AND MATHEMATICS

UAMD and Epoka University
më shumë...

PROJEKTET TEMPUS

Informacion mbi pjesmarrjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu” mbi projektet e përbashkëta në programet TEMPUS
më shumë...

BAZA LIGJORE PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligje, Vendime të Këshillit të Ministrave, Udhëzime dhe Rregullore
më shumë...

KALENDARI I VITIT AKADEMIK 2010 - 2011 PËR PROGRAMET BACHELOR

FACULTY OF BUSINESS

CALL FOR PAPERS FOR THE FOURTH INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE
më shumë...

Zona Studentit

 

Në vijueshmërine e arritjeve dhe aktiviteteve te Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua më 16 Prill 2012, ceremonia e inagurimit, të ndërtimit të Kabinetit të ri Informatik.

Ky projekt u realizua nën kujdesin e veçantë të Rektorit, Prof. As. Dr. Mit’hat Mema, Dekanes së Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit pranë këtij institucioni, Znj. Lindita Mukli,  si dhe koordinatorit të Agjensisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë Z. Yahya Gülseven. 

Kabineti i ri Informatik është projektuar sipas standarteve të fundit duke përfshirë, rehabilitim të ambienteve të brendshme, pajisje me kompiutera desktop e laptop, smartboard, projektor, printera, si dhe kompiutera server të fuqishem të cilët do të mundësojnë komunikimin e studentëve dhe pedagogëve gjatë orëve të mësimit nëpërmjet një infrastrukture të centralizuar.

Kjo nismë ka për qëllim, lehtësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke shfrytëzuar mjetet TIK. Kabineti informatik është planifikuar për t’u shfrytëzuar nga studentët e pedagogët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit si dhe do të shërbejë si sallë trajnimesh e seminaresh të ndryshme.   

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të kabinetit ishin Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë, Z. Hasan S. AŞAN,  Rektori Prof. As. Dr. Mit’hat Mema, si edhe koordinatori i Zyrës TIKA në Tiranë Z. Yahya Gülseven, të cilët dhanë një kontribut të veçantë për realizimin e këtij projekti, avangard dhe bashkëkohor në përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë në Shqipëri.