Këndi i Maturantit


 

  • Të rëndësishme

    – Lista e plotë e renditjes së aplikantëve për raundin e parë të pranimeve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” – Klikoni këtu!

    – Procedura e regjistrimit për studentët e ciklit Bachelor, transferimet dhe programet e dyta të studimit – Klikoni këtu!

A e dini se burime që dalin nga arkivat dhe bibliotekat e Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Domenikan në Dubrovnik, përveç njoftimeve të rëndësishme për historinë e moçme, ofrojnë edhe njoftime për të parin universitet në Ballkan, Universitetin e Durrësit (“Studium generale“, në vitet ’80, të shek. XIV)? Për këtë e fakte dhe shifra të tjera klikoni më poshtë.

Mësoni se çdo të thotë të jesh student i UAMD-së, cilësitë dhe vlerat në të cilat ai beson dhe dëshirën dhe punën e palodhur për të zhvilluar veten dhe shoqërinë.

Çdo vit UAMD-ja dërgon studentë në disa universitete në Europë. Përvoja që studentët marrin me vete pasi janë kthyer është e pashlyeshme dhe nga ato që të ndryshojnë jetën.

UAMD-ja ka studentë të shkëlqyer dhe u hap dyert atyre për t’u bërë pjesë e stafit akademik.

Klubet studentore paraqesin anën më të dukshme të përfshirjes së studentëve. Në UAMD vetë të rinjtë kanë krijuar disa klube studentore, sipas interesave të tyre të lidhura edhe me degët e studimit.

Këshillimi i Studentëve dhe Alumni-t ka si funksion të saj parësor ofrimin e mundësive për vende pune, trajnime dhe internship-e për studentët aktualë dhe ata që janë diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

UAMD-ja ofron bursa për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë. Për më shumë klikoni më poshtë.

Mësoni mbi tarifat, rastet e përjashtimit apo përgjysmimit të tarifës së shkollimit dhe kategoritë e studentëve përfitues.

Kriteret e pranimit në të gjitha programet e studimit në UAMD.