Klinika e Ligjit në UAMD, studentët marrin certifikatat e para


Më datë 10 korrik, 2018, Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike- Juridike, Prof. As. Dr. Andon Kume, shpërndau certifikatat e para për studentët e Departamentit të Drejtësisë, pjesë e Klinikës së Ligjit gjatë periudhës shkurt – korrik 2018.

Studentët shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Dekanatit dhe premtuan angazhim vullnetar në Klinikë edhe gjatë muajve të verës.

Klinika e Ligjit në UAMD ka si qëllim ofrimin e ndihmës juridike falas për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar përfaqësimin nga avokati. Deri tani ajo ka marrë përsipër rreth 90 çështje ligjore. Misioni vazhdon…