UAMD nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Sofjes


Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, i përfaqësuar nga Rekori Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Universiteti i Sofjes “Kliment Ohridski”, përfaqësuar nga Prof. Dr. Anastas Gerdjikov, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për përmirësimin, forcimin dhe promovimin e ndërsjellë akademik, bashkëpunimin në lëmin kërkimor-shkencor, trajnimin e zhvillimin e vazhdueshëm të stafit akademik, shkëmbimet studentore, marrëdhëniet ndërkulturore etj.

Universiteti “Kliment Ohridski” në Sofje është institucioni më i vjetër akademik në Bullgari. Kjo është marrëveshja e dytë e UAMD-së me një universitet bullgar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE).