Kriteret për aplikimet e transferimit të studimeve në programet e ciklit të dytë


Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve, të paraqesin, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet (ose formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr7);
  2. Plani i plotë i programit të studimit të përfshirë edhe syllabus-et përkatëse;
  3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për ccdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur. Studentët që transferojnë studimet e tyre nga një Institucion i huaj i Arsimit të Lartë, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabus-et përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituar për cdo lëndë dhe detyrim të shlyer, duhet t’i dorëzojnë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njeëhsuar me origjinalin;
  4. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në  Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokpje të noterizuar të deftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë se shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikat të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DAR/ZA, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga arkivi i shtetit;
  5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  6. Dy  fotografi personale;
  7. Kopje të mandat pagesës

Në momentin e regjistrimit përfundimtar (pas shpalljes fitues), kandidati paraqet dokumentin original të ccregjistrimit për qëllim transferimi, nga IAL nga ku transferohet, i cili përmban:

  1. Emri, Atësia, Mbiemri
  2. Datëlindja;
  3. Vendlindja;
  4. Shtetësia;
  5. Numri i matrikullimit që ka pasur në IAL-në përcjellëse.
  6. Emri i shkollës së mesme/IAL-së së kryer përpara ndjekjes së këtij program studimi
  7. ID e Maturës Shtetërore/ Nr Regj. të veccantë;
  8. Nr. personal i Identitetit;
  9. Data e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL-ja nga ku transferohet;
  10. Emërtimi i programit të studimit dhe Fakulteti përkatës;
  11. Cikli dhe forma e studimit;
  12. Data e ndërprerjes së studimeve;