Dokumentacioni dhe Kriteret për Aplikim në Programet Master Profesional & Master i Shkencave, Viti Akademik 2018-2019


Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës njofton të gjithë të interesuarit për të aplikuar për Master Profesional apo Master i Shkencave se duhet të paraqiten personalisht, ose nëpermjet personit të autorizuar prej tyre, për të dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me orjginialin, ose, në mungësë të saj, të një dokumenti tjetër ztar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që I lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njëhsuar me origjinalin(noterizuar),e konfirmuar nga (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar Shkollen e Mesme para vendimit nr.876, dt.03.11.2010  paraqesin  Deftesen e Pjekurisë (origjinal ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DAR/ZA).Nëse nuk ka ka dëftesë pjekurie paraqet dublikatë të lëshuar nga Drejtoria e Shkolles së Mesme e konfirmuar nga DAR/ZA, ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
  3. Formular aplikimi (sipas formatit të Shtojcës nr. 6)
  4. Fotokopje dokumenti identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  5. Dy fotografi

Data të rëndësishme:

  • Procesi i aplikimit deri më 12 Tetor, 2018
  • Publikimi i listës së aplikantëve fitues brenda datës 22 Tetor, 2018
  • Procesi i regjistrimit nga shpallja e rezultateve deri më 30 tetor,  2018
  • Publikimi i listës së kandidatëve të regjistruar më datën 1 nëntor,  2018

Kriteret sipas programeve të studimit: