Njoftime
-
Forumi Akademik “TRANSFORMIMET PASKOMUNISTE NË VENDET E EUROPËS QENDRORE E LINDORE, ROLI LIDERËVE DHE MODELI HAVEL”.:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon datat e zhvillimit te testeve te Gjuhes Angleze:
-
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres publikon udhezimet per testin e gjuhes angleze, TOEFEL dhe TOEIC:
WebMail
FACULTY OF EDUCATION
më shumë...
The Faculty of Political Sciences and Law First International Scientific Conference “The state, society and law: between transition and consolidation.”
FIRST INTERNATIONAL SYMPOSIUM ON COMPUTING IN INFORMATICS AND MATHEMATICS
më shumë...
PROJEKTET TEMPUS
më shumë...
BAZA LIGJORE PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
më shumë...
KALENDARI I VITIT AKADEMIK 2010 - 2011 PËR PROGRAMET BACHELOR
FACULTY OF BUSINESS
më shumë...
Zona Studentit
Në vijueshmërine e arritjeve dhe aktiviteteve te Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua më 16 Prill 2012, ceremonia e inagurimit, të ndërtimit të Kabinetit të ri Informatik.
Ky projekt u realizua nën kujdesin e veçantë të Rektorit, Prof. As. Dr. Mit’hat Mema, Dekanes së Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit pranë këtij institucioni, Znj. Lindita Mukli, si dhe koordinatorit të Agjensisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë Z. Yahya Gülseven.
Kabineti i ri Informatik është projektuar sipas standarteve të fundit duke përfshirë, rehabilitim të ambienteve të brendshme, pajisje me kompiutera desktop e laptop, smartboard, projektor, printera, si dhe kompiutera server të fuqishem të cilët do të mundësojnë komunikimin e studentëve dhe pedagogëve gjatë orëve të mësimit nëpërmjet një infrastrukture të centralizuar.
Kjo nismë ka për qëllim, lehtësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke shfrytëzuar mjetet TIK. Kabineti informatik është planifikuar për t’u shfrytëzuar nga studentët e pedagogët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit si dhe do të shërbejë si sallë trajnimesh e seminaresh të ndryshme.
Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të kabinetit ishin Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë, Z. Hasan S. AŞAN, Rektori Prof. As. Dr. Mit’hat Mema, si edhe koordinatori i Zyrës TIKA në Tiranë Z. Yahya Gülseven, të cilët dhanë një kontribut të veçantë për realizimin e këtij projekti, avangard dhe bashkëkohor në përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë në Shqipëri.

