Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus+ me Universitetin La Sapienza, Itali

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE NIVELIT TË DYTË (MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus +, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin La Sapienza në Itali (https://www.uniroma1.it/it/pagina-strutturale/home ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor / Master

Numri i kuotave:

•      4 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit (Shkenca Ekonomike)

•      Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike  (Drejtesia, Shkenca Politike)

•      Fakulteti i Edukimit (Psikologjia, Sociologjia);

Afati i aplikimit: 04 Nëntor 2022 ora 12:00.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen vetëm nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e La Sapienza, Itali:

–          Kopje e pasaportës;

–          CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

–  Performancë të mirë akademike.

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: dorinelacupi@uamd.edu.al.