Zhvillohet në UAMD takimi në kuadër të projektit VALEU-X

Sot në Fakultetin e Edukimit në UAMD është zhvilluar takimi në kuadër të projektit VALEU-X. Dr.Anita Muho, përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja pranë Fakultetit të Edukimit, në universitetin “Aleksandër Moisiu” shprehet se ky projekt është i financuar nga fondet e BE dhe projektet Erasmus.

VALEU-X  i ofron institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri një shans për të eksploruar, zbatuar dhe shpërndarë praktikat ndërkombëtare në vendin e tyre, për të rritur ekspozimin e studentëve dhe stafit të tyre në një kontekst Evropian, ndërkombëtar, akademik, ekonomik dhe shoqëror.

Një program gjithëpërfshirës për ndërtimin e kapaciteteve që do të zhvillohen dhe zbatohen, për të lehtësuar transferimin intensiv të njohurive midis anëtarëve të konsorciumit dhe për të adresuar problemet: mobilitetin fizik akademik të kufizuar, prespektiva ndërkombëtare e kufizuar në modulet e mësimdhënies universitare, hendeku midis rezultateve të të nxënit dhe nevojave të tregut të punës, dhe përdorimi joefikas i TIK-ut në arsimin e lartë në IAL-t shqiptare.

Aktivitetet e projektit janë planifikuar bazuar në ekspertizën dhe praktikat më të mira të IAL evropiane, për të arritur objektivat e mëposhtme:

Prezantimi dhe promovimi i metodologjive të mësimdhënies dhe të të nxënit me në qendër nxënësit. Bashkëpunimi shoqëror dhe qasjet e të nxënit janë propozuar bazuar në metodologjitë e të mësuarit konstruktivist dhe konektivist për të nxitur ndërveprimin e nxënësve dhe ndërtimin e njohurive aktive për një të nxënë afatgjatë.

Aktivitetet e mirë-ndërtuara të bazuara në projekte do të zbatohen për të lehtësuar angazhimin e përhershëm të studentëve gjatë gjithë procesit të të nxënit (Blumenfeld et al., 1991).

Modernizimi i praktikave të mësimdhënies në IAL-et shqiptare me teknologji inovative: Të nxënit bashkëpunues virtual (VCL) propozohet si një mjet efektiv për të ndihmuar studentët në arritjen e kompetencave profesionale dhe ndërgjegjësimin kulturor. Ky projekt synon të ndihmojë në modernizimin e arsimit të lartë, duke përfshirë studentët në një mjedis të të nxënit gjithëpërfshirës duke përdorur teknologjinë. (Tawileh, Bukvova, & Schoop, 2013).

Ndërkombëtarizimi nga vendi i tyre, me “Lëvizshmërinë Virtuale”: Shkëmbimi akademik Ndërkombëtar bazuar në TIK, janë propozuar për të kapërcyer lëvizjen e kufizuar fizike akademike midis IAL-ve shqiptare dhe evropiane dhe tu sigurojnë studentëve dhe stafit akademik shqiptar një eksperiencë ndërkombëtare nga universitetet e tyre, duke përdorur teknologji fleksibël të përballueshme (Tawileh, 2016). Praktikat më të mira të Mobilitetit Virtual do të zbatohen për të përmbushur nevojat dhe përparësitë e partnerëve  (Villar-Onrubia, & Rajpal 2016).

Objektivat specifikë të VALEU-X:

Kualifikimi i stafit akademik në Institucionet e Arsimit të Lartë Shqiptar (IAL) në metodologjitë moderne pedagogjike dhe didaktike rreth mësimdhënies dhe të nxënit virtual.

Mbështetja e IAL-ve shqiptare në përshtatjen dhe zbatimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në mësimdhënie dhe integrimi i IAL-ve shqiptare në një rrjet global për “Mobilitetin Virtual”.

Kualifikimi i stafit administrativ në IAL-të shqiptare për tu përshtatur me Mobilitetin Virtual/Blended, si pjesë e strategjisë institucionale të ndërkombëtarizimit.