Master Profesional

“Menaxhim i Sipërmarrjeve Turistike”

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Sipërmarrjeve Turistike” ofrohet nga
Departamenti i Turizmit në Fakultetin e Biznesit. Studimet në këtë program kanë kohëzgjatje 1
vit akademik në gjuhën shqipe. Programi është me kohë të plotë dhe ka 60 ECTS (kredite).

  • Studenti për t’u pranuar në programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim i
    Sipërmarrjeve Turistike ” duhet të jetë pajisur me  njërën nga diplomat e mëposhtme:
     Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve, “Bachelor” në degët e Fakultetit të Ekonomisë
    (Turizëm, Marketing, Bankë-Financë, Shkenca Politike, Ekonomiks etj ekuivalente), të
    Fakultetit Histori-Filologji, të Fakultetit të Edukimit, të Sporteve si dhe të Shkencave
    Shoqërore.
     Diplomën e Ciklit të Parë të Studimeve, “Bachelor” e përfituar jashtë vendit, e njohur dhe
    e ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga ministria përgjegjëse për arsimin në
    Republikën e Shqipërisë.
    Masteri Profesional në “Menaxhim i Sipërmarrjeve Turistike ” ju ofron studentëve:
     Mundësi për thellimin dhe zhvillimin e dijeve si dhe aftësitë praktike e profesionale në
    fushën e menaxhimit të sipëmarrjeve turistike.
     Krijimin e premisave për formimin si specialistë për menaxhimin e sipërmarrjeve
    turistike
     Mundësimin e njohjes së studentëve me llojet dhe funksionimin e sipërmarrjeve
    turistike, menaxhimin dhe marketimin e tyre.
     Aplikimin e praktikës profesionale jashtë auditorëve.
     Pajisjen me terminologji në drejtimin e sipërmarrjeve turistike, si njohuri të
    domosdoshme për tregun turistik.
     Aftësimin e tyre me njohuri praktike, dhe instrumenta të nevojshëm për punëzënie në
    sektorin e turizmit.
     Aftësimin për të analizuar turizmin si një proces integrues hapësinor në kontekstin e
    mobilitetit bashkëkohor.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Studentët që përfundojnë me sukses Masteri Profesional në “Menaxhim i Sipërmarrjeve
Turistike” kanë mundësi punësimi si më poshtë por jo vetëm:
 Menaxher i njësive akomoduese (hotel, resort, bujtinë, guest house,agrobiznesi etj);
 Menaxher e drejtues bar- restoranti;
 Menaxher agjensi turistike, sipërmarjesh në udhëtimet turistike;
 Menaxher sipërmarrje turistike në fushën e detarisë;
 Menaxheri i Qendrës së Informacionit Turistik;
 Menaxher projektesh në fushën e turizmit;
 Punonjës në administratën publike në institucionet e turizmit;
 Punonjës në organizatat e ndryshme për menaxhimin e destinacioneve etj.