Leksion i Hapur: “Marketingu Digjital, Marketingu i së Ardhmes”


Më datë 10 shkurt 2018, në ambjentet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Departamenti i Marketingut organizoi leksionin e hapur me temë: “Marketingu digjital, Marketingu i së ardhmes”. Të ftuara në këtë diskutim të frytshëm me stafin e studentët e UAMD-së ishin Znj. Mira Kazhani, Znj. Ita Semi dhe Znj. Frida Tafilica.

Leksioni ishte përgatitur për studentët e programit të Ciklit të Dytë Master Menaxhim Marketing dhe mori trajtën e bashkëbisedimi me studentët, ku u hartuan pyetje, zhvilluan diskutime, ide dhe sugjerime mbi strategjitë e komunikimit online dhe marketingun digjital në tërësi.

Studentët e programit të Ciklit të Dytë, Master Menaxhim Marketing reflektuan dije dhe qytetari, duke dëshmuar në këtë mënyrë produktin cilësor që UAMD ofron në tregun e punës.

Ky leksion u organizua nën kujdesin e lektoreve të Departamentit të Marketingut Dr. Aurora Bega dhe Msc. Donatela Osmënaj. Aktiviteti u përshëndet dhe nga Përgjegjësi i Departamentit të Marketingut, Prof. Asoc. Dr. Ervin Myftaraj.