UAMD-ja i Bashkohet Nismës “Edhe Muret Kanë Veshë”


“Edhe muret kanë veshë” është titulli i nismës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet  e ish-Sigurimit të Shtetit, një projekt që ka për qëllim të promovojë lirinë e të shprehurit nëpërmjet artit për një dialog më të gjerë për periudhën që akoma qëndron e pa hulumtuar dhe e pa diskutuar sa duhet.

Projekti bazon kontekstin e saj në formë shumë dimensionale si një instalacion i memories kolektive nga e kaluara e dhimbshme e disa intelektualëve, të cilët humbën lirinë apo jetën e tyre nëpër burgjet e diktaturës komuniste. Për këtë do të mblidhen histori në mbarë vendin duke përzgjedhur kontributet më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur keto drama njerëzore për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë.

Projekti ka për qëllim afrimin e një platforme për inçizimin dhe ruajtjen e tregimeve dhe kujtimeve personale rreth krijimit të historive të treguara me gojë. Këtij projekti i është bashkuar edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Si pikë grumbullimi për ruajtjen e historive personale të komunitetit tonë është zgjedhur biblioteka e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Adresa e bibliotekës:
Lagjja Nr.1, Rruga e Currilave, pranë godinës së universitetit të Durrësit, Kati i parë