Mbyll Punimet me Sukses Konferenca Studentore e FSP-së


Në 30 mars, 2018, mbajti punimet Konferenca e Dytë Studentore e Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore.

Kjo konferencë u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Dekanit të Fakultetit të Studimeve Profesionale Prof. As. Dr. Osman Metalla dhe vijon traditën e krijuar nga strukturat e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, ku studentët përcjellin arritjet e studimeve dhe kërkimeve të tyre shkencore në shkencat teknike mjekësore.

Përmes punimeve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit pedagog-student UAMD beson se ka ndihmuar studentët të përmirësojnë përvojat e tyre kërkimore-shkencore duke shkëmbyer ide, sugjerime dhe trajtuar problematika të sugjeruara nga vetë studentët pjesëmarrës. Këto sugjerime u dëgjuan me vëmendje nga një panel i Fakultetit të Studimeve Profesionale.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës falenderon stafin organizativ të konferencës për punën e tyre të vazhdueshme në realizimin e kësaj nisme të rëndësishme, si dhe të gjithë studentët të pranishëm në këtë aktivitet shkencor.