Lektorë nga Zvicra Leksion për Psikomotricitetin


Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimeve dhe njohjes me përvojat e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 3 prill, 2018, lektorët nga Zvicra Fanny Berdot dhe Leo Delabays mbajtën në universitetin “Aleksandër Moisiu” një leksion të hapur mbi psikomotricitetin. Leksioni u zhvillua nën mbikqyrjen e lektorëve të departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike në UAMD, Indrit Bimi dhe Aida Lako

Temat e diskutuara gjatë këtij aktiviteti ku merrnin pjesë studentë të infermierisë, fizioterapisë dhe mamisë ishin:

1.       Historiku i psikomotricitetit si profesion e qasje terapeutike

2.       Tonusi muskular

3.       Zhvillimi i rregullimit tonik

4.       Patologji lidhur me tonusin muskular

5.       Skema trupore

6.       Elemente mbi komunikimin joverbal

7.       Relaksioni ne psikomotricitet

8.       Loja në terapinë psikomotore