FSP-ja marrëveshje bashkëpunimi për praktikat studentore


Fakulteti i Studimeve profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, përfaqësuar nga Dekani i këtij Fakulteti, Prof. As. Dr. Osman Metalla, dhe kompania e Transportit Shega Trans,  përfaqësuar nga  Presidenti z. Ervin Shijaku firmosën një Marrëveshje me qëllim bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për hartimin dhe realizimin e projekteve dhe aktivitete të ndryshme me interes zhvillimin e përbashkët.

Universiteti ”Aleksandër Moisiu” dhe Shega Trans do të bashkëpunojnë për:

  • Krijimin e lehtësirave për kryerjen e praktikave profesionale të studentëve të Fakultetit të Studimeve profesionale në degët “Teknologjisë së Automobilave”, “Menaxhimit të Transportit”, “Navigacionit dhe Menaxhimit Detar”, “Menaxhimit te Biznesit” etj. në ambientet e servisit të Kompanisë Shega Trans;
  • qëndrimin e studentëve praktikantë pranë specialistëve të mirëfilltë duke mundësuar praktikimin nën mbikqyrjen e këtyre të fundit;
  • Shkëmbimin e përvojës së dyanshme lidhur me menaxhimin institucional;
  • Ofrimi i ekspertizës në kurrikulën e lëndëve profesionale në fushën e Teknologjisë së Automobilave, Menaxhimit të Transportit, Navigacionit dhe Menaxhimit Detar, Menaxhimit të Biznesit etj., duke patur në vëmendje reflektimin e dinamikës dhe zhvillimeve teknologjike më të fundit në fushën e transportit, logjistikës dhe të biznesit.

Marrëveshja rikonfirmon vizionin e Dekanatit të Fakultetit të Studimeve Profesionale për nxitjen e studentëve për të qenë sa më afër tregut të punës.