Hapen procedurat për kandidim/ Drejtues i Njësisë Bazë të Departamentit të Turizmit


Në mbështetje të ligjit, Nr. 80/2015, datë 17/09/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, bazuar në Nenin 18 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” Nr. 2459/1 Prot. dt. 15/03/2016, në Urdhrin Nr.79 datë 23.04.2018 të Rektorit të “Për fillimin e procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve jashtë rradhe për Drejtues të Njësisë Bazë të Departamentit të Turizimit pranë Fakultetit të Biznesit” Nr. 597 Prot. datë 23.04.2018, në Vendimin Nr. 52, datë 21.05.2018 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve si dhe të Vendimit Nr. 2, datë 22.05.2018, Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Biznesit (KZF FB), njofton të gjithë anëtarët e personelit akademik të Departamentit të Turizmit, Fakulteti i Biznesit që është hapur procedura për regjistrimin e kandidatëve për Drejtues të Njësisë Bazë të Departamentit të Turizmit nga data 25.05.2018 deri më 29.05.2018.

Bashkëngjitur formularit të aplikimit- kërkesë për kandidim (mund ta gjeni pranë Sekretarit të KZF FB Znj. Marsida Tilka) duhet të dorëzoni dhe: fotokopje të kartës së Identitetit, fotokopje të noterizuar të titullit akademik si dhe vërtetim nga vendi ku kandidati është i punësuar.

Kërkesë për kandidim mund ta shkarkoni këtu!

Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Biznesit