Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi mes UAMD-së dhe UNWE, Bullgari


Një Marrëveshje Bashkëpunimi është nënshkruar mes Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (University of National and World Economy – UNWE), Sofje, Bullgari.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga znj. Rektore e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Rektori i Universitetit UNWE, Prof. Dr. Statty Stattev, dy institucionet bien dakord për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, shkëmbimin e informacionit akademik, kurrikulave etj., si dhe të punojnë së bashku në projekte me interes të përbashkët.

Akademikët e të dy Universiteteve janë shpresëmirë që projektet e bashkëpunimit do të shtohen edhe më tepër duke pasur parasysh urat kulturore që lidhin dy vendet tona, përpos fakteve akademike.