Prefekti Nasto Leksion mbi “Hidrologjinë Shqiptare” në UAMD


Më datë 07 qershor 2018, Prefekti i Qarkut Durrës, z. Roland Nasto mbajti një leksion të hapur me studentët e degës se Navigacionit mbi Hidrologjinë shqiptare.

Leksioni ngjalli interes tek studentët për përcjelljen e një informacioni profesional, por edhe për faktin e njohjes me projektet e Shqipërisë me partnerët europianë për dixhitalizimin e hartave të hidrologjisë së bregdetit shqiptar, sinjalizimeve detare përmes paneleve diellore dhe mundësisë për eksplorime të ndryshme.

Përveç kësaj, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. Dr. Osman Metalla bëri edhe promovimin e librit të z. Nasto “Udhëzues lundrimor për detet Adriatik dhe Jon”, në tekst i çmuar për studentët e Navigacionit dhe pjesë e kurrikulës së këtij programi.