Alumni


Funksionimi dhe veprimtaria e Degës së Këshillimit të Studentëve dhe Alumni-t

    • Dega e Këshillimit të Studentëve dhe Alumni-t ka si funksion të saj parësor ofrimin e mundësive për vende pune, trajnime dhe internship-e për studentët aktualë dhe ata që janë diplomuar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Kjo arrihet, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të Degës së Alumni-t me firma apo kompani të ndryshme private të cilat operojnë në tregun e punës. Kjo Degë ka mundësuar disa bashkëpunime efektive me Kompani të ndryshme, veçanërisht me kompani telefonike, kompani që veprojnë në fushën e teknologjisë së informacionit, të statistikës dhe kontabilitetit etj., duke arritur rezultate të kënaqshme në përfshirjen e studentëve, nëpër këto Kompani.

 

    • Në kuadër të ofrimit të mundësive për përfshirjen e studentëve në tregun e punës, Dega e Këshillimit të Studentëve dhe Alumni-t zhvillon aktivitete për studentët të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përafrimin e tyre me tregun e punës, përgatitjen e tyre për t’u bërë pjesë e këtij tregu që në fazën e ndjekjes së studimeve, duke i njohur ata me mënyrat e pëpilimit të CV-ve për të aplikuar për punë (Curriculum Vitae), letrave të interesit (Cover Letter), përgatitjen për të zhvilluar intervista sa më të mira pune, si dhe ofrimin e një pakete të plotë këshillimi për karrierën. Këto aktivitete janë mundësuar nga kjo Degë në takimet/prezantimet me studentë apo aktivitetet e zhvilluara nga kompanitë që ofrojnë këshillimin e karrierës.

 

    • Gjithashtu, kjo Degë funksionon si zyrë statistikash duke qenë se përpunon të gjitha të dhënat statistikore duke përfshirë statistikat mbi numrin e studentëve aktualë, studentëve të diplomuar, stafit mësimor efektiv dhe joefektiv, ngarkesës mësimore efektive, studentët që përfitojnë bursë etj., si dhe raporton periodikisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve në lidhje me këto të dhëna.

 

  • Krahas funksioneve të mësipërme, Dega e Këshillimit të Studentëve dhe Alumni-t orienton dhe informon personat e interesuar për të vazhduar studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mbi ciklet, programet e studimit që ofron ky Universitet dhe degët për çdo Fakultet.