Bursa


BURSAT (kategoritë e studentëve që përfitojnë)

Në përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencionveve të dhëna nga UAMD-ja për studentët sqaroj se UAMD-ja në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore  për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në “nevojë” ofron bursa për studentët sipas kategorive respektive, si më poshtë:

Për studentët e viteve të dyta dhe të treta aplikimi për bursë bëhet pranë Sektorit Juridik në UAMD, sipas kritereve të shpallura:

  1. studentët e shkëlqyer që kanë përfunduar vitet akademike pararendëse me të gjitha notat 10(dhjetë).
  2. studentët në nevojë që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.
  3. secili student bashkëshort me fëmijë, kur familja e tyre trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e qeverisjes vendore.
  4. personat me aftësi të kufizuar të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

 

Jashtë kriterit ekonomik përfitojnë bursë studentët që kanë statusin ligjor të jetimit, studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë etj.

Për studentët e viteve të para aplikimi për bursë bëhet pranë njësive administrative të qeverisjes vendore. Vendimet e njësive të qeversisjes vendore për trajtimin me bursë vijnë në UAMD dhe, më pas, Drejtoria e Financës, mbasi ka marrë informacion për frekuentimin e studentëve pranë Fakulteteve respektive kalon bursën e studentëve pranë Bankave të Nivelit të Dytë.

Në faqen e internetit në menunë Fakultetet, Studentët, Sektori Juridik publikon çdo vit Kriteret e Bursave dhe Formularin e Aplikimit për bursë për studentët.