Qëndra për Edukim në Vazhdim


Qendra për Edukim në Vazhdim është një prej gjashtë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit. QEV është njësia bazë më e re në Fakultetin e Edukimit. Ajo në vitin akademik 2017 – 2018 plotëson të gjitha kriteret e parashikuara në Nenin 26 të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe të Statutit të UAMD.

Në përbërjen e saj, Qendra ka një staf akademik me shtatë anëtarë dhe një specialist. Ky staf ka formim dhe përvojë në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor, zhvillimit universitar, zhvillimit profesional.

Qendra për Edukim në Vazhdim (QEV) menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Ciklin e dytë të Studimit – Master dhe po përgatitet për zgjerimin dhe lartësimin e studimeve në Ciklin e tretë – Master Ekzekutiv dhe Doktoratë.

Stafi akademik i QEV i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të QEV është puna intensive dhe e përgjegjshme në drejtim  të kujdesit ndaj studentit dhe krijimin e mundësive të tyre për të marrë informacionin e duhur dhe krijimit të mundësive për të shprehur talentet, idetë dhe fjalën e tyre të lirë.

Stafi

Drejtor

Dr. Zenel SINA

Lektor

Msc. Helena HALILI

Qendra për Edukim në Vazhdim, menaxhon programin  Master Shkencor “Edukim në Vazhdim”,

si dhe ofron trajnimet e mësuesve sipas moduleve të mëposhtme:

Tematikat Orët Kreditet
Politikat arsimore, Legjislacioni dhe zbatueshmëria në funksionimin e shkollës 18 orë 1 kredit
Edukimi në dimensionin shoqëror nëpërmjet shkollës si qendër komunitare 18 orë 1 kredit
Modeli i të nxënit bazuar në hulumtim 18 orë 1 kredit
Përdorimi i TIK në mësimdhënie – nxënie në lëndën e gjuhës amtare 9 orë 0,5 kredite
Përdorimi i TIK në mësimdhënie – nxënie në lëndën e gjeografisë 18 orë 1 kredit
Mësimdhënia e bazuar në kompetenca në lëndën e gjuhës amtare 18 orë 1 kredit
Vlerësimi i kompetencave të mesuesve dhe nxënësve 18 orë 1 kredit
Hartimi i portofolit të të nxënit 18 orë 1 kredit
Të drejtat e njeriut dhe roli i shkollës në njohjen, promovimin dhe zbatimin e tyre 9 ore 0,5 kredite
Identifikimi, parandalimi dhe ndërhyrja në sjelljet problematike të adoleshentëve 13-17 vjeç 18 orë 1 kredit
Komunikimi me nxënësit “Zhvillimi psikosocial i fëmijëve dhe të rinjve 18 orë 1 kredit
Kodi i etikës 18 orë 1 kredit

 

Po kështu ajo mbulon informimin e studentëve të vitit të parë mbi politikat dhe funksionimin e UAMD dhe specifikisht të Fakultetit të Edukimit. Ajo i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor dhe rritjes profesionale jo vetëm të stafit të saj, por duke krijuar dhe hapësira shkencore dhe hulumtuese edhe për studentët, sidomos në nivelin master.