Tarifa


TARIFAT E SHKOLLIMIT (Rastet e përjashtimit apo përgjysmimit të tarifës së shkollimit dhe kategoritë e studentëve përfitues).

Në zbatim të Vendimit nr. 269, datë 29.3.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” të Këshillit të Ministrave:

1- Përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët të cilët janë pranuar në një program të ciklit të parë të studimeve, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe që i përkasin kategorive të mëposhtme:

a) Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;

b) Studentët, familjet e të cilëve trajtohen /përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;

c) Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;

ç) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

d) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;

dh) Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes;

e) Studentët romë dhe ballkano-egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale;

ë) Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;

f) Studentët e shkëlqyer që rezultojnë me notën mesatare vjetore 10 (dhjetë), për studentët e regjistruar në vitet pas të parit, notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës.

g) Studentёt e shkёlqyer, me notё mesatare maksimale nga sistemi i arsimit tё mesёm tё lartё, qё ndjekin studimet nё njё program studimi tё ciklit tё parё, nё programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartё. Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetё) e pёrllogaritur si mesatare e notave të të githa viteve të arsimit të mesëm tё lartё, përfshirë dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Lista e studentëve të shkëlqyer hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe në institucionet publike të arsimit të lartё.

2. Studentët sipas kategorive tё individёve qё plotёsojnё kriteret e pikёs 1, tё kёtij vendimi, pёrjashtohen nga tarifa vjetore e studimit, pas paraqitjes sё dokumentacionit vёrtetues pёr statusin e tyre ligjor, me vendim tё Bordit tё Administrimit tё Institucionit Publik tё Arsimit tё Lartё. Bordi i Administrimit tё institucionit shqyrton dhe miraton pёr çdo vit akademik, jo mё vonё se muaji dhjetor, listёn e studentёve tё kategorive tё individёve qё plotёsojnё kriteret e pikёs 1, tё kёtij vendimi.

Pёr vitin akademik 2016-2017, ky vendim duhet tё realizohej brenda muajit prill 2017. Vendimi i Bordit tё Administrimit tё Institucionit Publik tё Arsimit tё Lartё i njoftohet Agjencisё Kombёtare tё Financimit tё Arsimit tё Lartё (AKFAL) dhe Ministrisё sё Arsimit dhe Sportit, brenda 10 (dhjetё) ditёve nga data e marrjes sё vendimit.

3. Individёt qё kanё pёrfunduar njё program studimi, kanё tё drejtё tё ndjekin njё program tё dytё studimi tё tё njёjtit cikёl. Nё kёtё rast, kandidatёt pёrballojnё koston e plotё tё studimeve. Nga ky rregull pёrjashtohen studentёt e shkёlqyer.

4. Studentit pёrsёritёs i ndёrpritet mbёshtetja nga fondet publike, me pёrjashtim tё rasteve tё forcave madhore.

II.1. Paguajnë 50% të tarifës vjetore të shkollimit studentët që ndjekin ciklin e dytë të studimeve Master Profesional ose Master i Shkencave, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe që i përkasin kategorive të mëposhtme:

a) Personat që nuk shikojnё/dëgjojnë;

b) Invalidët e Punës dhe fëmijet e tyre;

c) Invalidët;

ç) Invalidët paraplegjike dhe tetraplegjike dhe fëmijet e tyre;

d) Jetimët;

dh) Romët;

e) Ballkano/Egjiptianët;

ë) Personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta, dhe familja në këtë rast, përfiton ndihmë ekonomike nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore;

f) Ish-të dёnuarit dhe të pёrndjekurit politikё nga sistemi komunist ose fёmijёt me prindër të dënuar politike me heqje lirie;

g) Fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura që kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të detyrës;

gj) Të prekurit nga HIV/AIDS

 

  1. Individёt qё kanё pёrfunduar njё program studimi, kanё tё drejtё tё ndjekin njё program tё dytё studimi tё tё njёjtit cikёl. Nё kёtё rast, kandidatёt pёrballojnё koston e plotё tё studimeve. Nga ky rregull pёrjashtohen studentёt e shkёlqyer.
  2. Studentit pёrsёritёs i ndёrpritet mbёshtetja nga fondet publike, me pёrjashtim tё rasteve tё forcave madhore.

Studentët që ju përkasin kategorive të mësipërme duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës tek Drejtoria e Financës në përputhje me afatet e parashikuara në VKM-në e mësipërme.

Më poshtë gjeni faturat për: 

1. Pajisjen me vërtetim notash
2. Pajisjen me vërtetim të thjeshtë
3. Për tërheqjen e kartonit të diplomes Bachelor dhe Master
4. Pajisjen për program studimi
Për t’i shkarkuar klikoni këtu.