Zv. Rektori për Anën Mësimore


Prof. Asoc. Dr. Elton Noti

Elton Noti  ka mbaruar studimet e larta për “Administrim-Biznes Turistik” në vitin 2002, në Universitetin Publik “Alexandёr”, në Selanik të Greqisë.

Në vitin 2007, përfundoi me sukses  Masterin Shkencor  në “Marketing”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Gjatë vitit 2014, merr gradën “Doktor Shkencash” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, duke mbrojtur disertacionin  në fushën e teknologjisë së informacionit dhe marketingut turistik.

Në vijim të punës së tij kërkimore -shkencore dhe kualifikimit akademik,  gjatë vitit 2016,  merr titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Eltoni është punësuar me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” gjatë vitit 2015, si lektor në lëndët Strategji Marketingu, Marketing Ndërkombëtar dhe Promocion.

Është bashkëautor në librin mësimor “Komunikimi i Integruar Marketing”, botuar gjatë vitit 2017.

Që prej vitit 2004, ka qenë i angazhuar në mësimdhënie si lektor me kohë të pjesshme në fushat e marketingut dhe turizmit, në Universitetet e Tiranës, Vlorës etj.

Ka një eksperiencë profesionale prej afro 13 vitesh në administratën publike, në fushën e turizmit. Gjatë kësaj kohe, ai ka kontribuar në hartimin e politikave strategjike për zhvillimin e turizmit, kuadrin ligjor, si dhe ka marrë pjesë në disa projekte në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si: Organizata Botërore e Turizmit, UNDP, GIZ, OSCE, Këshilli i Europës etj.

Është autor i një sërë artikujsh shkencorë të botuara në revista të njohura shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe i disa  prezantimeve në konferenca shkencore dhe forume brenda dhe jashtë vendit.