Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor


Prof. Dr. Lekë Sokoli

Zv.Rektor për Kërkimin Shkencor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” nga muaji korrik 2016. Është pedagog i “Sociologjisë” dhe “Metodave të kërkimit shkencor”, pjesëtar i personelit akademik të Departamentit të Sociologjisë, të Fakultetit të Edukimit.

Ka kryer detyra të ndryshme në disa universitete të Shqipërisë, si drejtues departamenti, Prorektor etj. Është, gjithashtu, drejtor i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, themelues i Forumit Sociologjik të Ballkanit  (dhe presidenti i parë i tij), si dhe drejtor/editor i Revistës shkencore ndërkombëtare “Social Studies” (Studime Sociale), nga themelimi i saj, më 1997. Është, gjithashtu, anëtar i Këshillit të Organizateve Kombëtare të Shoqatës Botërore të Sociologjisë (International Sociological Association, ISA), si dhe president themelues i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA).

Për mëse 30 vjet ai është marrë me studime, botime dhe mësimdhënie në fushën e sociologjisë, shkencave sociale e metodave të kërkimit shkencor. Është autor i mbi 25 librave (monografi apo tekste universitare), të botuar në shqip dhe anglisht, thuajse të gjitha pioniere të fushave respektive në Shqipëri, si dhe i mbi 80 artikujve shkencorë të botuar në Shqipëri apo në shtete të tjera. Është, gjithashtu, organizator i mbi 20 konferencave shkencore ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari etj., si dhe pjesëmarrës me referime në mbi 65 prej tyre, në shtete të ndryshme, nga SHBA në Japoni.