Administrim Biznes

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznes formon studentë në administrimin e biznesit dhe jo vetëm. Ai përditëson njohuritë e studentëve në administrimin e kompanive private dhe në drejtimin e departamenteve në intitucionet shtetërore. Gjatë studimeve në këtë program studentët njihen me menaxhimin e burimeve njerëzore, përpilimin e projekteve, konceptet logjistike, funksionimin financiar të kompanive, etje. Ky program studimi ka në fokus transmetimin e njohurive teorike dhe praktike tek studentët që të përballojnë çdo sfidë në tregun aktual të punës, qoftë ai kombëtar apo ndërkombëtar. Kurrikula e programit “Administrim Biznes” është  e pasur me module nga autorë shqiptarë dhe të huaj të cilët janë ekspertë të fushave të administrimit. Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme në fushën e Administrim Biznes-it.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznes”, është të aftësojë studentët teorikisht dhe praktisht në fushën e administrimit. Ky program studimi është projektuar për:

  • Zhvillimin e aftësive praktike dhe teknike si nga ana personale dhe ajo profesionale. Krijimi i këtyre aftësive nxit vetëbesimin e profesionistëve të ardhshëm.
  • Zhvillimin e aftësive komunikuese dhe aftësisë për të drejtuar ndërmarrjet drejt suksesit.
  • Promovim të ndërveprimit analitik dhe kreativ me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Aftësimin e studentëve në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e sistemeve të informacionit të drejtimit, qoftë ai menaxherial apo financiar.
  • Analizimin e aktiviteteve të biznesit dhe kryerjen e analizave dhe parashikimeve   menaxheriale, në kontekste të ndryshme të planifikimit, vendimmarrjes dhe kontrollit organizitav.
  • Zhvillimin e aftësisë për t’u përballur dhe parashikuar risqet menaxheriale

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të të kenë mundësi punësimi në cdo sektor të ndërmarjeve tregëtare dhe departamenteve të caktuara të institucioneve shtetërore. Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi u ofron studentëve mundësi studimi të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.