Master Profesional

Administrim Financiar

 

Pse të ndjekësh këtë program?

Dëshiron të jesh pjesë e vendimmarrjes financiare që ndikon drejtpërdrejt në
shërbimet publike dhe mirëqenien e qytetarëve? A ke pasion për shifrat,
menaxhimin e buxheteve dhe kërkon të kontribuosh në një administratë publike më
të përgjegjshme dhe transparente?
Ky program Master është i ndërtuar për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një
karrierë të qëndrueshme dhe me ndikim në sektorin financiar.

Kohëzgjatja: 1 (një) vit akademik
Kreditet: 60 kredite

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MP Administrim Financë”

Qëllimi i programit

1. Të formojë profesionistë të kualifikuar për menaxhimin efikas dhe
transparent të financave publike.
2. Të ofrojë njohuri të thelluara mbi kontabilitetin public, buxhetimin dhe
menaxhimin e burimeve financiare.
3. Të zhvillojë aftësi për hartimin dhe zbatimin e strategjive financiare
qëndrueshme në kontekstin e qeverisjes.
4. Të pajisë studentët me kompetenca analitike dhe kërkimore për të
identifikuar, analizuar dhe adresuar problematikat financiare në sektorin
publik.

Pikat kryesore të programit

Ky program synon të përgatisë një brez të ri specialistësh të aftë për të përballuar me sukses sfidat komplekse të menaxhimit financiar në sektorin publik. Me një kombinim të fortë midis teorisë dhe praktikës, studentët pajisen me njohuri të avancuara dhe aftësi konkrete për të vepruar në mënyrë profesionale në administratën qendrore dhe vendore.

Mundësitë e punësimit

Institucione të administratës vendore dhe qendrore, projekte në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë aftësitë kryesore që zhvillon ky program?

Ky program zhvillon aftësi në menaxhimin e financave publike, analizën ekonomike dhe kontabilitetin publik.

 

A është ky program më shumë teorik apo praktik?

Programi ka një qasje praktike dhe analitike, duke përfshirë studime të rasteve dhe zbatimin e njohurive në administratën publike.

Në cilat institucione mund të punësohem pas diplomimit?

Të diplomuarit mund të punojnë në ministritë e financave, institucione shtetërore, agjenci fiskale dhe organizata ndërkombëtare.

A ndihmon ky program në avancimin e karrierës sime në administratën publike?

Po, ky program është një avantazh i madh për ata që synojnë role drejtuese në financat publike dhe administratën shtetërore.

 

Cilat janë disiplinat kryesore që mbulon programi?

Programi mbulon menaxhimin financiar, administrimin e buxhetit, kontabilitetin dhe politikat fiskale.

sqAlbanian