Master Profesional

Administrim Financiar

Përshkrimi i Programit:

Objektivi i këtij programi është të përgatisë ekspertë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për kërkim shkencor dhe hartimin e zbatimin e planeve strategjike dhe të qëndrueshme në administrimin efinancave publike në nivel qendror dhe në nivel vendor. Kurrikulat në këtë program janë një instrument konkurrues,të hartuara me kujdes dhe me konsulencën e aktorët të interesuar në këto programe. Kompetencat e përfituara në këtë program do t’i mundësojnë studenteve të jenë të aftë të përballojnë sfidat që karakterizojnë financat publike dhe sektorët që merren me trajtimin e financave publike në tërësi.

Kompetencat e përfituara në këtë program do t’i mundësojnë studenteve të jenë të aftë të përballojnë sfidat që karakterizojnë sektorët që merren me trajtimin e financave publike.

Detajet e programit:

Ky programi pajisë studentët me njohuri të avancuara në fusha si:

  • Shkenca e administrimit dhe metodat kërkimore në administrimin publik
  • Administrimi i financave lokale dhe qendrore
  • Etika në administratën publike dhe sjellja njerëzore në këto organizata
  • Kontabiliteti financiar dhe kontabiliteti i drejtimit
  • Kontabiliteti publik, standartet kombëtare të Kontabilitetit dhe standartet ndërkombëtare të kontabilitetit

Drejtimi financiar i avancuar në këndvështrimin e administrimit publik