Departamenti i Gjuhës Shqipe pranë Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një nga njësitë akademike që kontribuon në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke ndërthurur traditën me qasjet bashkëkohore të studimit.
Ky departament ofron një formim të plotë akademik në fushat e gjuhësisë shqiptare, letërsisë, komunikimit dhe didaktikës së gjuhës, duke përgatitur studentë të aftë për tregun e punës në arsim, media, institucione kulturore dhe administratë publike. Përmes programeve të studimit dhe kërkimit shkencor, ai synon zhvillimin e kompetencave analitike, kritike dhe krijuese të studentëve.
Stafi akademik i departamentit përbëhet nga pedagogë të kualifikuar me përvojë në mësimdhënie dhe kërkim, të cilët kontribuojnë aktivisht në projekte shkencore, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në botime akademike. Departamenti angazhohet gjithashtu në aktivitete kulturore dhe promovuese që synojnë pasurimin e jetës universitare dhe ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor.
Në një kohë transformimesh të shpejta shoqërore dhe teknologjike, Departamenti i Gjuhës Shqipe mbetet një hapësirë ku ndërthuren tradita dhe inovacioni, duke përgatitur breza të rinj që jo vetëm e zotërojnë gjuhën shqipe, por edhe e zhvillojnë dhe e promovojnë atë me profesionalizëm dhe pasion.
PROF. AS. DR. EDLIRA ABDURAHMANI është lektore dhe njëkohësisht Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori- Filologji, ku i jepet titulli “Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë në Shkollën e Mesme”. Po nga ky universitet, ka marrë gradën shkencore “Master në Gjuhësi” me drejtim në Sociolinguistikë si dhe gradën “Doktor” në Gjuhësi. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, ka marrë titullin “Profesor i asociuar”. Ajo është anëtare e Komisionit të përhershëm të standardeve akademike dhe cilësisë.
Studimet dhe hulumtimet e kryera në fushën e gjuhësisë, u përkasin disiplinave të sociolinguistikës, historisë së gjuhës shqipe, etnolinguistikës, albanistikës, dialektologjisë, fonetikës, onomastikës , psikolinguistikës, shqipes standarde etj.
Gjatë këtyre viteve, pranë Fakultetit të Edukimit, Durrës, ka ushtruar aktivitetin didaktik në kurset: sociolinguistikë, sociolinguistikë e avancuar, albanistikë, histori e gjuhësisë, histori e gjuhës shqipe, gramatikë shqipe , shkrim akademik, teknika shkrimi dhe ligjërimi, psikolinguistikë, strategji e studimit akademik. Ky aktivitet është shtrirë në të dy ciklet e studimit: “Bachelor dhe Master (profesional e shkencor)Prof. as. dr. Edlira Abdurahmani është autore e monografisë shkencore “Çamërishtja, aty ku skajet atakohen”, e tekstit mësimor “Thelbi i Sociolinguistikës”. Ajo ka hartuar gjithashtu edhe ciklin e leksioneve “Hyrje në historinë e gjuhësisë (Njohuri të përgjithshme për hisorinë e gjuhësisë së huaj dhe atë shqiptare) dhe “Psikolinguistikë”
Prof. As. Edlira Abdurahmani është autore e më shumë se 60 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare e ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe janë udhëhequr një numër i konsiderueshëm mikrotezash të nivelit “master” profesional e shkencor.
PROF. AS. DR. SUELA KASTRATI është lektore e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Për gati 8 vite ka qenë drejtuese e këtij departamenti. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku diplomohet “Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë”( 1990-1994) Universiteti i Tiranës (MSh në Gjuhësi, specialiteti Morfologji), Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Gjuhësi, specialiteti Morfologji), Titullin Prof.as. nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Më parë ka mbajtur pozicionin e Mësueses së Gjuhës Shqipe pranë Shkollës së Mesme “Nikollë Zagorjani” Shkodër, gjithashtu ka punuar në Bibliotekën Internazionale ”Gjergj Kastrioti” në Kozencë të Italisë.
Prof. As. Dr. Suela Kastrati është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe më shumë se 35 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare si:“Student’s self-evalutation in albanian language”, (2013); About some issues related to the noun system in the usage of language at official acts of 1925 in Albania”2015; Issues concerning literary and linguistics contribuition in the poem‚ The songs of Milosaos“ by Jeronim De Rada (2014). Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Monografi “Sistemi foljor dhe rrafshi i sintaksës në gjuhën e revistës “HYLLI I DRITËS” (1921-1930), Bashkëautore Shkrim akademik (2017). Bashkëutore Shkrim akademik (Libër ushtrimesh) (2017). Bashkëautore e librit të mësuesit të Gjuhës Shqipe të Shtëpiaë botuese Albas, (2019)
DOC.DR.AIDA KURANI i përket stafit themelues akademik të Universitetit të Durrësit, që u hap më shtator 2006. Ajo ushtron mësimdhënien pranë Departamentit të Gjuhës shqipe në lëndët “Sintaksë e gjuhës shqipe” dhe “Mësimdhënie e avancuar e gjuhës shqipe”.
Doktoraturën në “Gjuhësi”, fusha e studimit “Sintaksë e gjuhës shqipe” e ka mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Aida ka ndjekur gjithashtu një kurs specializimi pasuniversitar në “Gjuhësi”, pranë Scuola di Specializzacione, l’Universita per Stranieri di Perugia në Itali, me bursë studimi të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane.
Ajo është autore dhe bashkëautore e një numri artikujsh e punimesh monografike në fushën e sintaksës dhe të mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Doc.dr.Aida Kurani ka një përvojë të gjatë e të pasur në fushën e mësimdhënies.
PROF. AS. DR. HELENA MUKLI GRILLO është lektore në Departamentin e Gjuhës shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (DND në Gjuhë e letërsi shqipe), nga Universiteti i Tiranës (SHPU në Gjuhësi) dhe Universiteti “Cirili e Metodi” Shkup (Doktoratë në Filologji). Fiton titullin “Profesor i asociuar” me vendim të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e pedagoges në Universitetin e Vlorës.
Prof. as. dr. Helena Mukli Grillo është titullare e lëndëve: Hyrje në gjuhësi, Drejtshkrim, Gjuhësi teorike. Ajo është autore dhe bashkë-autor i 3 teksteve: “Arti i të shkruarit“,“E folmja e Himarës“, “Udhëzues i shkrimit akademik” dhe më shumë se 50 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Analizë psikoleksikore e mbiemrave përshkrues të personalitetit (2017), Toponimia në vështrimin si makrostrukturë dhe mikrostrukturë (2015), Drejtshkrimi i emrave të përvecëm (2015), “Albanian Language and the use of foreign ëords in school-age” (2021), “The need for continuous training in the performance of Uviversity academic staff, after Covid-19” (2022), The impact, importance, types, and use of non-verbal communication in social (2022)
Prof. as. dr. Helena Mukli Grillo është pjesëmarrëse në komitete dhe borde redaktuese, në buletinë shkencor, në komitete organizuese të konferencave shkencore, si dhe recensuese e teksteve shkollore në përzgjedhjen e teksteve fituese , organizuar nga MAS.
Ajo është pjesë e grupit të punës në projektet kërkimore “Ankthi profesional dhe ndikimi i tij në mësimdhënie”, “Fuqizimi i performancës së mësuesit të arsimit fillor midis dilemave dhe tedencave post-covid-19” financuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe kordinatore e projektit kërkimor “Përvetësimi gjuhësor – Teknologjia dhe zotërimi i kompetencave gjuhësore” financuar më 2023-2024. Është njëkohësisht hartuese e moduleve dhe trajnere pranë QEV në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
DR. MANOLA KAÇI (MYRTA) është lektore pranë Departamentit të Gjuhës shqipe në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ёshtë doktoruar në Universitetin e Tiranës në Gjuhësi në vitin 2014. Zotëron, gjithashtu, diplomë të nivelit Master (Master shkencor në Gjuhësi, 2006) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, si dhe diplomë të nivelit Bachelor (Bachelor në Gjuhë – letërsi, 2000) të universitetit “Aleksandër Xhuvani “ të Elbasanit.
Dr. Manola Kaçi (Myrta) zotëron një përvojë të gjatë e të pasur në fushën e mësimdhënies. Kjo përvojë është e shtrirë në arsimin parauniversitar, në vitet e para të mësimdhënies, për të vijuar më tej në arsimin universitar. Ёshtë përfshirë si lektore me kohë të pjesshme pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani “ të Elbasanit fill pas diplomimit dhe, prej vitit 2008, si lektore me kohë të plotë pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Dr. Manola Kaçi (Myrta) është autore e një sërë botimesh në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe pjesëmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studimet e saj janë të thelluara, kryesisht në lëmin e dialektologjisë, fushë në të cilën gjen shtrirje edhe aspekti kërkimor-shkencor, por mjaft të thelluara janë edhe hulumtimet dhe botimet mbi standardin e gjuhës shqipe.
Dr Manola Kaçi (Myrta) është autore e monografisë “Shqipja standarde: Nga dëshmitë e para
të shkrimit, në krijimin e variantit standard të gjuhës shqipe (2019), si dhe autore e teksteve
“Dialektologjia” (2021), “Të shkruarit akademik”, (cikël leksionesh) (2020) dhe “Fonetika e
shqipes standarde”, (ushtrime) (2019).
GRETA JANIështë lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (“Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë për Shkollën e Mesme”), nga Universiteti i Tiranës (Master në Gjuhësi) dhe Universiteti i Shkupit, Maqedoni (Doktor në Shkenca Filologjike).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e pedagoges në Universitetin e Vlorës.
Dr. Jani është autore e disa teksteve mësimore dhe shkencore: “Petro Marko përtej letërsisë”- tekst studimor; “Gjuhësi teksti”, “Stilistika” – tekste mësimore; “Praktika të shkrimit akademik”, “Arti i gjuhës”, “Teksti dhe gjuha shqipe” – tekste ndihmëse mësimore.
Dr. Greta Jani është autore e më shumë se 50 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Veçori gjuhësore në romanin “Flama” të Tom Kukës” (2023); “E- learning of the Albanian language at the time of the Covid-19 pandemic”, (2022); “Development of critical and creative thinking of students under the condition of the curriculum integration in schools” (2021) etj.
MANJOLA ZAÇELLARI (LUMANI) është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gjuhë-Letërsi), nga Universiteti i Tiranës (MSh në Gjuhësi) dhe Qendra e Studimeve Albanologjike (Doktoratë në Gjuhësi).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Dr. Manjola Zaçellari (Lumani) është autore e studimit monografik “Kundrime mbi fushat konceptore në frazeologjinë e shqipes” dhe bashkautore e tekstit universitar “Shkrimi akademik” dhe e më shumë se 25 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë edhe artikujt: Rreth fushave konceptore brenda fushës frazeologjike me fjalën zemër e kokë (2013), Features of phraseological units of latin and neolatin origin (2014), Fushat kryesore konceptore të frazeologjisë së gjuhës shqipe (2015), Frazeologjia e munguar e Gj. Fishtës në leksikun bashkëkohor normativ (2015), Dukuri të polisemantizmit tek emërtimet për pjesët e trupit të njeriut në gjuhën shqipe (2011), Mendësia shqiptare te frazeologjia me fjalën sy (2012) etj.
DR. NATASHA POROÇANI është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe, në Universitetin eDurrësit „Aleksandër Moisiu“. Ajo mban Diplomë të Integruar 4-vjeçare Gjuhë-Letërsi (Universiteti i Elbasanit), Doktoraturë në Gjuhësi-Gjuhësi e Aplikuar, (Universiteti i Tiranës), Master shkencor në Letërsi të Traditës (Universiteti i Tiranës).
Dr. Natasha Poroçani, ka një eksperience 29 vjeçare në fushën e mësimdhënies, nga të cilat 10 vite në arsimin universitar. Si lektore aktualisht pranë UAMD në Departamentin e GjuhësShqipe, mbulon lëndët Pragmalinguistikë, Histori e shkrimit të Gjuhës Shqipe, Shkrim Akademik. Gjithashtu ka edhe disa kualifikime e specializime pasuniversitare në Hollandë „Mbi kurrikulat e shkollave profesionale“dhe në Poloni „Mbi kurrikulat europiane të Sistemit Parauniversitar“.
Poroçani është autore e një numri shumë të gjerë referimesh në Konferenca shkenoreKombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe publikimesh në revista shkencore brenda dhe jashtëvendit. Në referimet dhe publikimet e saj ka trajtuar probleme shkencore që lidhen me fushën epragmalingiuistikës dhe problematikave të mësimdhënies së gjuhësisë në tekstet shkollore. N. Poroçani është autore e 24 teksteve shkollore paraunivesitare të miratuar nga Ministria eArsimit, ndër të cilat janë 8 tekste të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Arsimin Fillor e të mesëm të lartë.