Departamenti i marketingut në Fakultetin e Biznesit është krijuar në vitin akademik 2009-2010, pranë Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës. Në përputhje dhe me filozofinë “Studenti në qendër të vëmendjes” të UAMD-se si institucion, departamenti është një strukture e krijuar në funksion të studentit që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit.
Departamenti i Marketingut është një ndër 6 departamentet e Fakultetit të Biznesit. Departamenti i Marketingut ofron studime në të treja ciklet e studimeve. Në ciklin e pare bachelor ofron bachelor në “Menaxhim Marketing” dhe bachelor në :Komunikim dhe Marketing Digital”, në ciklin e dytë të studimeve ofron Master Shkencor dhe Master Profesional në “Menaxhim Marketing”, si dhe doktoraturë në “Marketing”. Departamenti i Marketingut përbëhet nga 14 anëtarë; nga të cilët 4 janë të kategorisë Profesorë, 5 janë doctor shkencash dhe 2 janë në përfundim të doktoraturës. Ky departament mbulon mësimdhënien në lendët e marketingut në fakultetin e Biznesit.
Departamenti i marketingut merr një rendësi të veçante brenda fakultetit pasi ofron programe studimi me shume interes për studentët në përputhje me nevojat e tregut të punes. Programet e studimit që mbulon ky department kanë ardhur duke u zgjeruar dhe duke u përmiresuar përsa i përket kurrikulave mësimore, metodave të mësimdhenies, aktiviteteve shkencore etj. Që nga krijimi kur numri i studenteve numerohej rreth 50 studentë në te gjitha ciklet e studimeve, sot ne vitin aktual akademik numerohen mbi 500 studente në të treja ciklet e studimeve.
Departamenti synon që përmes stafit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme të rrisë në maksimum cilësinë e mësimdhënies, duke synuar që të shdërrohet në një vlerë të shtuar jo vetëm i Fakultetit të Biznesit, pjesë e së cilit është, por edhe i Universitetit në tërësi.
Departamenti mbështet fuqimisht rritjen e nivelit akademik, duke nxitur marrjen e gradave dhe kualifikimin shkencor të anëtarëve të stafit të tij, duke patur numrin më të madh të stafit akademik me titullin “Profesor”, në nivel universiteti.
Fokusi kryesor i Departamentit është që të ofrojë metoda ekselente të mësimdhënies, përmes një stafi tërësisht profesional dhe të përkushtuar, i cili do ti mundësojë studentëve një formim të gjithanshëm dhe të thelluar mbi fushën e marketingut, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të nevojshëm për tregun e punës.
Qëllimi ynë është që çdo student të ndihet i sigurt që pasi të diplomohet do të ketë mundësira të shumta, që falë njohurive të marra, të ndërtojë një karrierë të suksesshme.
Departamenti ka në fokusin e tij përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulës, duke ju përshtatur nevojave të tregut, por edhe kërkesave të studentëve nga të gjitha ciklet. Kultura e punës së departamentit bazohet mbi diskutimin dhe debatin gjithëpërfshirës dhe të rregullt si për sa i takon përmirësimit të kurrikulave, adresimit të çështjeve të ngritura nga studentët, bashkëpunimit me ekspertë të marketingut nga fusha e biznesit duke i ftuar ata rregullisht për të mbajtur leksione të hapura para studentëve, inicimit të aktiviteteve akademike e kërkimore shkencore, por edhe i atyre me ndikim social dhe shoqëror.
Departamenti i Marketing -ut prezantohet me dy programe të plota studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe të nivelit të dytë (master Profesional dhe Master Shkencor), si dhe atë të doktoraturës. Tregu, i cili bëhet gjithnjë e më konkurues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxherëve të marketingut, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve do të garantojnë konkurrueshmëri me efikasitet dhe sukses në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare. Formimi në fushën e Menaxhim Marketing dhe sidomos në atë të marketingut digital mban në konsideratë ndryshimet që vijnë si rezultat i transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Modulet, lëndët dhe temat që trajtohen, në programet e ofruara gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, janë të përshtatura plotësisht me realitet ekonomike, me pritshmëritë e studentëve, si dhe me nevojat konkrete të organizatave të biznesit. Kombinimi i formimit bazë me profilet e zgjedhura nga studenti e bën procesin mësimor shumë më interesant dhe rrit aftësitë profesionale, si dhe mundësitë e punësimit të studentëve.
Mësimdhënia organizohet duke kombinuar disa forma, si leksione, seminare, prezantime të detyrave të studentëve, prezantim i videove të ndryshme në varësi të temave dhe diskutimi në lidhje me to, prezantim i rasteve të ndryshme të studimit, diskutime mbi artikuj të ndryshëm nga revista të biznesit të ftuar special nga bota e biznesit, mediave, etj.
Misioni
Misioni ynë është ofrimi i kurrikulave më të mira dhe bashkohore në fushën e menaxhim marketingiut dhe të marketingut digital, duke i dhënë mundësi tregut shqiptar për të patur profesionistë të aftë dhe të gatshëm që të drejtojnë sipërmarrjet në një ekonomi inovative.
Vizioni
Departamenti i Marketingut ofron programe studim të një cilësie të lartë, në përputhje të plotë me nevojat e studentëve dhe të tregut të gjerë të ekonomisë dhe biznesit. Ai shquhet për nivelin e lartë të profesionalizimit të stafit akademik, kurrikulave bashkohore dhe kërkimit shkencor, si dhe për aftësitë e veçanta dhe eksperiencave që sjellin në tregun e punës studentët e diplomuar prej tij.
Si departamenti, ashtu edhe studentët e tij, janë një vlerë e shtuar për Fakultetin e Biznesit dhe shërbejnë si partnerë të çmuar të biznesit dhe institucioneve me të cilat ata bashkëpunojnë, duke ofruar energji të reja dhe inovative, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në sektorin ekonomik.