Departamenti i Matematikës

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Matematikёs ёshtё njёsi bazё e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI).

Ky departament mbulon dy programe studimi:
Bachelor në Matematikë – Informatikë
Master Shkencor në Mësuesi në Matematikë – Informatikë

Misioni i Departamentit të Matematikës është:
-Të jetë gurthemeli i universitetit duke ofruar matematikë bazë dhe të avancuar për studentët e universitetit në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, në mënyrë që të përgatisë individë të aftë e të kualifikuar në mësimdhënie të matematikës dhe në fusha të ndryshme ku aplikohet në përgjithësi matematika.

-Të sigurojë një kurrikul të pasur nga ana matematikore për programet e ciklit të parë dhe të dytë në matematikë dhe informatikë, të cilat janë intelektualisht sfiduese dhe rigoroze, në mënyrë që të diplomuarit të jenë të aftë për të ndjekur studimet pasuniversitare ose për tregun e punës;

-Të sigurojë syllabuse të përshtatshme për matematikën për departamentet e tjera të FTI dhe UAMD-së, të cilat janë të dizejnuara për studentët që kërkojnë ekspertizë në më shumë se një disiplinë.
T’u ofrojë studentëve mbështetje akademike, e cila do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis ku inkurajohet studimi i pavarur dhe ndërveprimi me stafin dhe kolegët e tyre.

Qëllimi i Departamentit të Matematikës është aftësimi i studentëve në:

-mësimin dhe zbatimin e arsyetimin kritik dhe analitik;
-paraqitjen e argumenteve logjike;
-leximin dhe kuptimin matematikisht të problemave të ndryshme;
-zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve;
-zgjidhjen dhe interpretimin e problemeve matematikore që burojnë nga aplikime jashtë matematikës;
-përdorimin e teknologjisë për të zgjidhur dhe/ose eksploruar probleme matematikore;
-bashkëpunimin në projekte.

Stafi akademik i Departamentit tё Matematikёs pёrbёhet nga 15 lektorё tё cilёt mbulojnё mёsimdhёnien e kurseve tё matematikёs nё tё gjitha fakultetet dhe programet e studimit tё tyre nё Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs. Ky staf ka kualifikimin shkencor dhe eksperiencёn e duhur pedagogjike pёr tё garantuar cilёsi nё mёsimdhёnie si dhe pёr tё bёrё kёrkim shkencor.

Kualifikimi shkencor i anёtarёve tё Departamentit tё Matematikёs ka ardhur nё progres tё vazhdueshёm, dhe sot ai pёrbёhet nga 4 Profesorë të Asociuar, njё Docent Doktor, një Docent, gjashtё Doktorё Shkencash, dy nё vazhdim tё doktoraturёs dhe një Master Shkencash.
Nё kёtё mёnyrё ky departament garanton cilësinë dhe plotësimin e standardeve akademike për të gjitha programet e studimit ku ai ushtron mёsimdhёnien.

 

Programet e Studimit

Matematikë-Informatikë

Bachelor

Mësuesi në Matematikë-Informatikë

Master Shkencor

Stafi: