Departamenti i Psikologjisë

Përshkrimi i Departamentit të Psikologjisë

Departamenti i Psikologjisë ka 1 (një) lektorë/pedagog me titullin Prof.Dr, 2 (dy) lektorë/ pedagogë
me titullin Prof.As.Dr, 8 (tetë) lektorë/pedagogë më gradën shkenvore Dr, si edhe 1 ( një) asistentë
lektorë Msc. Departamenti i Psikologjisë ka një staf akademik me një formim kryesisht psikologjik
si edhe psiko-social. Lektorët e Departamentit impenjohen në procesin mësimor me
profesionalizëm dhe seriozitet.
Për rritjen e tyre profesionale dhe akademike ata karakterizohen nga një aktivitet i gjërë personal në
kërkime shkencore si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu ato ndër vite janë angazhuar në
aktivitetet, work shop-et si edhe orët e hapura me studentët e degëve të programeve që
Departamenti ofron si edhe me studentët e programeve të tjera ku ato japin mësim.
Departamenti i Psikologjisë aktualisht ofron tre programe studimi, një program të nivelit të parë
Bachelor në “Psikologji”, një program të nivelit të dytë Master i Shkencave “Mësues i Shkencave
Sociale”dhe një program të nivelit të dytë Master Profesional “Psikologji Shkollore dhe
Zhvillimore” me 120 kredite (etc ) i cili shtrihet në dy vite akademik.

Programet e Studimit

Psikologji

Bachelor

Mësimdhënie në Psikologji-Sociologji

Master Shkencor

Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore

Master Profesional

Stafi:

Përgjegjës DepartamentiProf.As.Dr.Blerina XHAKOLLI (REÇI)

Profesore e Asociuar në Shkencat Sociale, Prof.As.Dr.Blerina XHAKOLLI (REÇI) që nga viti
2016 është Përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë Fakulteti i Edukimit në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Zotëron gjithashtu titullin e Ndërmjetëses Kulturore. Ka një
aktivitet të pasur kërkimor shkencor, si pjesmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombtare,
botime të hulumtimeve shkencore si edhe botime të teksteve literaturë universitare. Fusha e
studimit të saj dhe kërkimit shkencor lëvron në shkencat e edukimit duke përfshirë fenomenet
psikosociale të shoqërisë sonë dhe individit, cështje të familjes, politikave dhe gjithëpërfshirjes
sociale, si dhe ceshtje te integrimit dhe femoneve kulturore.
Kontributi i saj në komunitet ashtu sikurse dhe në auditor është i rëndësishëm dhe duke qenë në
kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë dhe të rejat ajo është një përkrahëse dhe mbështetëse e tyre në
cdo kohë. Ndjeshmëria sociale dhe kontributi i saj në komunitet kanë një impakt shumë pozitiv
dhe janë një vlerë e shtuar në profesionin e saj.
Mobile: 0694044255
email: blerinaxhakolli@uamd.edu.al blerina.xhakolli@gmail.com

LektorProf.Dr. Liljana Reçka

Prof.Dr. Liljana Reçka është lektore në Departamentin e Psikologjisë, Fakulteti i
Edukimit,Universiteti“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i
Tiranës (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega: Gjuhë Ruse), Kurs Pasuniversitar në Psikologji-
Pedagogji, nga Universiteti i Tiranës , Doktoratë nga ISP, Tiranë , “Advanced Certificate in
Teaching”, Pace University , New York, USA, njeh (me dëshmi përkatëse) disa gjuhe: rusisht,
anglisht, italisht dhe frëngjisht.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e zv/rektores dhe përgjegjëses të Departamentit të Edukimit dhe
Metodologjisë së Mësimdhënies në FESHS në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Prof.Dr. Liljana Reçka është autore e shumë teskteve universitare dhe ka marrë pjesë në mbi 10
studime indivuduale dhe me bashkëautorë.
Mobile: 069405770
e-mail: liljanarecka@yahoo.com

LektorProf.Asoc.Dr. Sokol Pacukaj

Prof.Asoc.Dr. Sokol Pacukaj mban postin e zevendes Rektorit te Uamd-se qe nga viti 2020.
Ka kryer studimet e larta ne Universitetin e Romes La Sapienza ne vitet 2002-2006 ne Shkenca
komunikimi dhe Sociologji, studimet master dhe studimet e Doktoratures ne vitet 2008-2011, në
Universitetin Lasapienza Romë, Itali. Ne shkurt te vitit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar. Prof.
Paçukaj ka publikuar nje numer te konsiderueshem artikujsh shkencore ne revista nderkombetare si
edhe ka marre pjese ne shume konferenca nderkombetare ne Shqiperi dhe jashte sajdhe ështe anetar
i bordit shkencor te disa revistave shkencore nderkombetare dhe koordinator i qendres mesdhetare
per studime sociale me qender ne Rome.
Mobile: 0696828577
e-mail: sokolpacukaj@gmail.com

LektorDr. Adisa TELITI

Dr. Adisa TELITI është lektore pranë Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,
Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Psikologji) (2009), nga
Universiteti i Tiranës (Msc. Psikolog shkollor/organizacional) (2011) dhe Universiteti Tiranës
(Doktoratë në Punë Sociale) (2015)..Është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetë
publikimeve në revista shkencore dhe mbi dymbëdhjetë konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë publikime në revista të indeksuara me
faktor impakti
Mobile: 0699702588
e-mail: adisateliti@gmail.com

LektorDr. Daniela Meçe

Dr. Daniela Meçe është lektore në Departamentin e prej më shumë se 12 vjetësh. Ajo zotëron një
diplomë Bachelor në Psikologji nga Universiteti i Tiranës, Master në Psikologji Këshillimi dhe
Doktoraturë në Psikologji po nga Universiteti i Tiranës. Ajo është bashkë-autore më shumë se 30
publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për tema
si: Komunikimi i adoleshentëve, stresi e depresioni, etj.
Mobile: 0692196492
e-mail: danielamece@gmail.com

LektorDr.ENEIDA Zallika

Dr. ENEIDA Zallika përfunduar studimet bachelor dhe master shkencor në Punë Sociale dhe Politikë Sociale 
pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Në korrik të vitit 2016 ka marrë gr
adën shkencore “Doktor” Që prej vitit 2013 është e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë në
Departamentin e Psikologjisë. Pjesëmarrëse në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si
edhe në revista shkencore me artikuj smbi ndikimin e papunësisë së prindërve në rezultatet e
fëmijve në shkollë, legjislacionin mbi mbrojtjen e fëmiëjve dhe t ërinjve, etj.
Mobile: 0672644667
e-mail: eneidazalli@hotmail.com

LektorDr. Oriola Hamzallari

Dr. Oriola Hamzallari është lektore pranë Departamentit të Psikologjisë që prej vitit 2007. Ajo ka
kryer studimet universitare dhe pas universitare në psikologji, në Universitetin e Tiranës. Mbas
fitimit të gradës Doktor Shkencash, Oriola ka kryer një specializim kërkimor në Northern Illinois
University, duke fituar bursën Fulbright. Fokusi kërkimor i saj, lidhet me mekanizmat emocional
prindëror që ndikojnë vetë-efikasiteti, njohuritë prindërore si dhe proceset e rregullimit emocional
tek fëmijët e vegjël. Oriola ka publikuar disa artikuj shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,
si dhe ka qenë pjesë e shumë konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare,.
Mobile: 0688157184
e-mail: oriolahamzallari@gmail.com

LektorDr.Kalie Kërpaçi

Dr.Kalie Kërpaçi zotëron diplomë nga Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës (Bachelor në
Psikologji dhe Master Shkencor në Shkenca Politike dhe Sociologji). Gjithashtu, ka mbaruar
studimet doktorale me fokus emigracionin e kthyer shqiptar në Universitetin Harokopoio, Athinë.Kalie Kërpaçi ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare kryesisht jashtë Shqipërisë.
Interesat kerkimore të saj fokusohen në çështje të emigracionit, emigracionit te kthyer dhe edukimit,
si dhe rreth ndryshimeve sociale, kulturore dhe fetare në periudhën e tranzicionit si dhe cilësisë e
aksesit te grupeve vulnerabël në shërbimet shëndetësore.
Mobile: 0694417630
e-mail: kkerpaci@gmail.com

LektorDr. Reçi

MIRJAM REÇI
Dr. Reçi eshte diplomuar në Filozofi, Sociologji dhe Gjuhë dhe Letërsi Shqipe nga Universiteti i
Tiranës në vitin 1998. Ajo ka master dhe doktoraturë në Studime Evropiane pranë ISE . Dr. Reçi ka
asistuar shumë organizata në Qarkun e Durrësit përmes këshillimit, trajnimit dhe lehtësimit të një
shumëllojshmërie projektesh dhe aktivitetesh. Përvoja e gjerë e Dr. Reçi me organizatat lokale
joqeveritare dhe sektorin në tërësi, e kanë aftësuar në shkrim, aplikim e zbatim projektesh,
identifikimin e partnerëve, përshtatjen e planeve për zbatimin e projekteve në një kulturë shqiptare
dhe sjelljen e një perspektive të rëndësishme udhëheqëse..
Mobile 068 262 9527 |
Email: miriamreci@yahoo.com

LektorMsc.Diana Mone

Msc.Diana Mone zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës,Bachelor në Shkenca Sociale,
Filozofi – Sociologji, nga Universiteti i Tiranës MSh në Psikologji- Pedagogji, dhe në Universitetin
e Tiranës (në vazhdimësi ) Doktoratë në Sociologji. Për të kompletuar dijet në fushat shoqërore ,
studioi për Drejtësi në Universitetin e Vlorës duke u diplomuar si Juriste. Punon në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, që prej vitit 2008. Diana Mone është autore dhe bashkë-autore i disa
punimeve shkencore dhe më shumë se 40 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca
rajonale,kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mobile: 0695650854
e-mail: diana green81@yahoo.com