Departamenti i Shkencave Kompjuterike

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Shkencave Kompjuterike eshte pjese e Fakultetit Teknologji Informacioni, i cili mbulon 2 dege studimi Bachelor ‘Shkenca Kompjuterike’, ‘Informatike Anglisht’ dhe programin e studimit të ciklit të dytë Master Shkencor/Profesional në “Shkenca Kompjuterike te Aplikuara”.

Ai ka si qëllim të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si dhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj në fushan e Shkencave Kompjuterike dhe Informatikes, bazuar në programe dhe kurrikula bashkëkohore, të kualifikuara dhe të përshtatshme për tregun e punës në Shqipëri apo dhe në vende të tjera perëndimore.

Ai synon të garantojë cilësi te larte dhe të plotësojë standardet akademike për të gjitha programet e studimit, në të dy ciklet qe departamenti ofron. Te nxisë, mbështesë dhe zhvillojë aktivitetin shkencor të pedagogëve dhe studentëve, permes konferencave apo workshop-eve.

Te bashkëpunojë me organizata, institucione apo dhe biznesin privat për identifikimin e kërkesës për nevojat e tregut dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të tij. Te kontribuojë në aftësimn praktik të studentëve dhe veçanërisht të të diplomuarve.

Objektivat e Departamentit të Shkencave Kompjuterike lidhen me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programeve të studimit qe ai ofron ne 2 ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Me një staf të ri në moshë, por plot energji mundohet të ofroje kushtet optimale në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore. Aktualisht departamenti ka ne strukture 18 lektor Full-Time, nga te cilet 4 mbartin graden ‘Doktor Shkencash’.

Programet e Studimit

Shkenca Kompjuterike

Bachelor

Shkenca Kompjuterike të Aplikuara

Master Shkencor

Shkenca Kompjuterike të Aplikuara

Master Profesional

Aplikacione Web dhe Dizenjim Grafik

Program 2-vjeçar

Stafi:

Përgjegjës Departamenti Dr.Eris Zeqo

PedagogProf.As.Rinela Kapçiu

Pedagog Dr.Senada Bushati (Hoxha)

Senada Bushati (Hoxha) eshte lektore e Departamentit Shkenca Kompjuterike, Fakulteti Teknologji Informacioni, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres qe nga 2008; Ajo ka qene ne prozicionin e perghj3gjes se Departamentit ne preiudhen 2010-2024. Senada Bushati ka mbaruar studimet universitare per Informatike, ne Universitetin “Luig Gurakuqi”, Shkoder. Ajo ka vazhduar studimet pasuniversitare MND ne fushen e Informatikes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, Universiteti Tiranes, ne 2011. Ne shtator 2014 ka marre graden “Doktor Shkencash” me teme “Data Mining, Semantic Web & Concept Modeling ne edukimin e nxenesve”, prane Fakultetit te Shkencave te Natyrës, Universiteti Tiranes. Ne fillimet e saj ka punuar si mesuese informatike ne disa shkolla te mesme. Fushat e interesit jane ne: Vleresimin e performances, programim me C/C++, sistemet operative, aplikacionet data mining. Ajo eshte bashke-autore e librave: “ Sisteme Shfrytezimi”, Mars 2013, MSc. Senada Bushati, PhD Edlira Kalemi; “Aplikime Kompjuteri (Tekst Universitar)” (Office 2010) Prof.Dr B.Ruseti, PhD E.Kalemi, A.Porocani, MSc. S.Bushati, Mars 2013″; Aktiviteti akademik ka qene ne nje rritje te vazhdueshme. Ajo ka punuar ne nje numer te konsiderueshem artikujsh, gjithashtu ka qene ne grupin e punes ne dy projekte: 1) Innovation and implementation of the curriculum vocational studies in the field of digital television and multimedia: RICUM) dhe 2) Development of higher education and society by creating a collaborative environment in the field of arts and media through regional student partnership in production of audio/video content. Te dy keto projekte jane financuar nga TEMPUS.

 

PedagogDr.Eda Tabaku

PedagogDr.Krisel Tola

PedagogDr.Viola Bakiasi (Shtino)

Viola Bakiasi (Shtino) është Doktore e Shkencave në Matematikë të Aplikuar, pasi në vitin 2026 përfundoi studimet e doktoraturës në Departamentin e Matematikës së Aplikuar, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Inxhinieri Matematike dhe Informatike, si edhe Masterin e Shkencave në të njëjtën fushë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2013 ka fituar gjithashtu titullin Eksperte Fiskale.

Viola është pedagoge me kohë të plotë që prej vitit 2013 në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Fusha e saj e kërkimit përfshin Inteligjencën Artificiale, Big Data, Machine Learning, metodat Bayesiane, analizën dhe përpunimin e të dhënave, si dhe aplikimin e metodave statistikore në zgjidhjen e problemeve komplekse. Kërkimet e saj të fundit fokusohen në Machine Learning, me interes të veçantë në modelet grafike probabilistike, optimizimin dhe inferencën statistikore në dimensione të larta.

Dr. V. Bakiasi është autore dhe bashkautore e një sërë artikujsh shkencorë të botuar në revista të indeksuara në Scopus dhe Web of Science, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në veprimtarinë akademike ajo ligjëron lëndë në fushën e shkencave kompjuterike, përfshirë Sistemet e Shfrytëzimit, Unix/Linux, Programimin në Python, Machine Learning, Hyrje në Programim. Krahas mësimdhënies, ajo angazhohet në projekte kërkimore që ndërthurin modelet statistikore me zgjidhje praktike në teknologjinë e informacionit.

PedagogDr.Edjola Naka

Dr. Edjola NAKA
Është pedagoge në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu’’ Durrës dhe ka një eksperiencë akademike prej 13 vitesh. Kurset që mbulon në mësimdhënie janë: Magazinim Informacioni dhe Kërkim Njohurish, Bazat e të Dhënave I dhe Bazat e të Dhënave II. Ajo zotëron një diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në profilin Inxhinieri Matematike dhe Informatike nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në vitet 2006-2011. Në Janar të 2025, ka përfunduar studimet e doktoraturës në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë në profilin Informatikë, me tezën “Optimization Algorithms for Data Management” me udhëheqës Prof. Dr. Vassil Guliashki. Interesat kërkimore përfshijnë studimin e algoritmeve të optimizimit në menaxhimin e të dhënave, përdorimin dhe përmirësimin e algoritmeve të optimizimit nëpërmjet algoritmeve të machine learning, dhe reduktimin e dimensioneve në bashkësi të mëdha të dhënash.  
Ajo ka eksperiencë si kërkuese shkencore në spitalin universitar Schleswig-Holstein (UKSH), Kiel, Gjermani ku ka mbuluar detyrën e statisticienes. Ka eksperiencë praktike në analizimin e të dhënave, bazat e të dhënave, optimizim dhe machine learning. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

PedagogDr.Manuela Meçe

PedagogDr.Ermira Qosja

PedagogPhD. Silvana Qose

PhD. Silvana Qose është Lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu, ku jep lëndë bazë në fushën e saj. Ajo ka përfunduar studimet e Masterit në vitin 2016 dhe aktualisht është në fazën përfundimtare të studimeve të doktoraturës pranë Óbuda University në Hungari, ku pritet të diplomohet në shtator 2026.
Karriera e saj akademike filloi si Asistente Lektore në Universitetin Europian të Tiranës, ku mori pjesë në disa projekte, përfshirë krijimin e ndërfaqes së DAK. Më pas vazhdoi punën në Universitetin Luarasi dhe si pedagoge e jashtme në disa universitete të tjera. Paralelisht ka shërbyer si konsulente e jashtme për Bankën Botërore.
Gjatë studimeve të doktoraturës në Óbuda University, ajo ka qenë pjesë e grupeve kërkimore në projekte ndërkombëtare si NESA dhe projekti i Huawei për rrjetet 5G dhe 6G, i cili fokusohet në ndërtimin e ndërtesave inteligjente me rrjete të bazuara në neural distributed, që përfshijnë dimensionet fizike, kibernetike dhe biologjike. Brenda këtij projekti ajo ka kontribuar në grupin e cybersecurity.
Ka ndjekur trajnime profesionale nga kompani si Borch dhe Huawei në fushën e sigurisë së sistemeve automatike. Është autore e disa botimeve shkencore dhe paperash të indeksuara në revista ndërkombëtare

PedagogPhD.Lazerta Rista

Lazerta Rista është asistent lektore pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe ish-studente e këtij universiteti. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Masterin e Shkencave në Shkenca Kompjuterike të Aplikuara në UAMD. Aktualisht, është kandidate për gradën shkencore PhD.

Me mbi tetë vite përvojë profesionale, ajo ka ndërtuar një profil ndërdisiplinor që ndërthur programimin, teknologjitë web, dhe marketingun digjital. Gjatë karrierës së saj ka bashkëpunuar me klientë, biznese dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e platformave digjitale, faqeve web, strategjive të komunikimit dhe zgjidhjeve të orientuara nga teknologjia.

Eksperienca e saj akademike dhe profesionale karakterizohet nga ndërthurja e njohurive teknike me zbatimin praktik, kreativitetin dhe interesin për inovacionin, inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital.

Kualifikimi aktual

Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike të Aplikuara

Kandidate për gradën shkencore PhD

PedagogePhD(c). Gjovalin Deda

PhD(c). Gjovalin Deda është lektor me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Ai ka përfunduar studimet në bachelor “Informatikë” dhe Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”. Aktualisht është në përfundim të studimeve të doktoratës pranë universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar studimet edhe në Fakultetin Ekonomik dhe ka qenë pjesë e stafit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Veprimtaria e tij akademike dhe kërkimore fokusohet në shkencat kompjuterike, sistemet e informacionit, analizën e të dhënave, transformimin digjital dhe aplikimin e teknologjive të avancuara në kërkimin shkencor. Është autor dhe bashkautor i artikujve shkencorë të botuar në revista dhe punimeve të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme ndërkombëtare si Erasmus, Chtmbal etj.

PedagogMsc.Bora Myrto

Bora Myrto është pedagoge në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike, si dhe studente doktorature në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës së Aplikuar, Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbi 10 vite përvojë në arsimin e lartë dhe paralelisht, ushtron aktivitetin e saj profesional si Data & AI Engineer, duke zhvilluar zgjidhje të avancuara të bazuara në analizën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale. Fushat e ekspertizës së saj përfshijnë bazat e të dhënave (Database Systems), Business Intelligence, inteligjencën artificiale, Machine Learning dhe Natural Language Processing. Aktiviteti i saj kërkimor fokusohet në analizën e sentimentit, klasifikimin e tekstit, text mining dhe aplikimet e inteligjencës artificiale në biznes dhe financë. Është autore dhe bashkautore e punimeve shkencore të botuara në revista dhe konferenca shkencore ndërkombëtare.

PedagogMsc.Migert Xhaja

PedagogMsc.Oltiana Toshkollari (Bame)

PedagogMsc.Freda Dyrkaj

Freda Dyrkaj është asistent lektore me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga viti 2023, pas një periudhe të gjatë si pedagoge me kohë të pjesshme në të njëjtin institucion (2017–2022). Pranë Departamentit te Shkencave Kompjuterike ajo mbulon lëndë si programimin në C++ dhe Python, Microsoft Office, përpunimin statistikor të të dhënave, bazat e të dhënave SQL dhe sistemet e informacionit ekonomik. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor (2005–2008) dhe Master (2008–2010) në Inxhinieri Matematike dhe Informatike pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, me profilizim në matematikë të aplikuar, statistikë dhe platforma kompjuterike statistikore. Krahas angazhimit në UAMD, është pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës së Aplikuar, UT, dhe ka eksperiencë të gjatë si analiste e të dhënave dhe programuese anketash. Gjithashtu, ajo është aktive në zhvillimin e kurseve online dhe trajnimeve për Big Data Analytics, Data Science dhe gjuhën Python. Freda dallohet për aftësi të forta komunikimi, punë në ekip, fleksibilitet dhe përshtatshmëri në mjedise akademike e profesionale. Ajo flet anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe. KUALIFIKIMI: Master Shkencor (Msc) në Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Universiteti i Tiranës.

PedagogMsc.Kristel Bozhiqi

PedagogMsc.Anxhela Gjeçka

Pedagog Msc.Fatjona Bushi

PedagogMsc.Aldo Koni

PedagogMsc.Forsian Elezi