Departamenti i Teknologjisë së Informacionit

Përshkrimi i Departamentit

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit është pjesë e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe ofron 3 (tre) programe studimi Bachelor me kohë të plotë: “Multimedia dhe Televizion Digjital”, “Teknologji Informacioni” dhe “Sisteme Informacioni”, si dhe 1 (një) program studimi profesional 2-vjeçar me kohë të plotë: “Specialist Pajisjesh Elektronike”. Në Ciklin e Dytë të Studimeve, departamenti ofron 2 (dy) programe Master Profesional, “Multimedia dhe Televizion Digjital” dhe “Sisteme ERP”, si edhe 1 (një) program Master i Shkencave (MSc) në “Quantum Information Technology”.

Masteri i Shkencave në “Quantum Information Technology”, ofrohet në gjuhën angleze, është unik në Shqipëri dhe në rajon.

Departamenti synon të garantojë cilësi të lartë dhe të përmbushë standardet akademike për të gjitha programet e studimit që ofron, në të dyja ciklet. Gjithashtu, ai nxit, mbështet dhe zhvillon aktivitetin shkencor të stafit akademik dhe studentëve përmes pjesëmarrjes në  konferenca, projekte ndërkombëtare, seminare dhe workshop-e.

Një tjetër fokus i rëndësishëm është bashkëpunimi me institucione publike, organizata dhe biznesin privat, me qëllim identifikimin e nevojave të tregut dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të tyre.

Kurrikulat e programeve të studimit janë hartuar dhe përditësohen në përputhje me standardet e arsimit të lartë europian, duke reflektuar praktikat më të mira të universiteteve partnere ndërkombëtare. Ato janë të orientuara drejt zhvillimit të kompetencave profesionale dhe shkencore, me fokus në përgatitjen e studentëve për kërkesat dinamike të tregut të punës në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë.

Objektivat e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit lidhen ngushtë me veprimtaritë formuese të programeve që ai ofron në ciklet Bachelor dhe Master. Me një staf akademik të përkushtuar dhe dinamik, departamenti synon të krijojë kushte optimale për zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Stafi akademik i departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në rritjen e cilësisë akademike përmes pjesëmarrjes në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, publikimeve në revista shkencore dhe avancimit në tituj dhe grada shkencore.

Programet e Studimit

Teknologji Informacioni

Bachelor

Quantum Information Technology

Master Shkencor

Specialist Pajisjesh Elektronike

Program 2-vjeçar

Multimedia dhe Televizion Digjital

Bachelor

Multimedia dhe Televizion Digjital

Master Profesional

Sisteme Informacioni

Bachelor

Sisteme ERP

Master Profesional

Stafi:

Përgjegjës Departamenti Dr. Fatmira Prodani

Dr. Fatmira Prodani është lektore me kohë të plotë dhe drejtuese e Njësisë Bazë Teknologji Informacioni në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku punon që prej vitit 2015.
Ajo është diplomuar “Master Shkencor” në fushën e Informatikës së Biznesit dhe ka përfunduar studimet e doktoraturës në korrik 2019 me disertacionin me temë “Implementimi i IPTV në Shqipëri dhe rajon.”Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka punuar në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”, ndërsa në periudhën 2010–2015 ka qenë drejtuese e praktikës profesionale për programin “Informatikë Praktike”, pjesë e projektit ALBVET në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe shkollën profesionale “Beqir Çela” Durrës. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur trajnime profesionale në Zvicër, në kompanitë ZLI (Cyrih) dhe Noser Young Professionals (Bernë), me temën “Integrimi i studimeve teorike dhe praktike.”Që prej vitit 2016, Dr. Prodani është e fokusuar në kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional në fushat e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe animacionit 3D, duke ndjekur vazhdimisht trajnime dhe programe të specializuara në këto fusha.
Ajo ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare Erasmus+, të fokusuara në inovacionin arsimor dhe bashkëpunimin akademik ndërkombëtar, si dhe në hartimin e kurrikulave për programe të reja studimi dhe riorganizim programesh studimi në fushën e teknologjisë dhe Multimedias.
Dr. Prodani ka kontribuar në një sërë konferencash dhe botimesh shkencore kombëtare e ndërkombëtare, duke trajtuar tema që lidhen me zhvillimin e IPTV-së, rrjetet 4G/5G, aplikimet e inteligjencës artificiale dhe integrimin e teknologjisë në arsim dhe media.

PedagogProf.As.Luçiana Toti

Luçiana Toti is an Associate Professor at the Faculty of Information Technology, Aleksander Moisiu University of Durrës. She received her PhD in 2015 with a dissertation entitled “The Economic and Ecological Benefits of Using Photovoltaic Systems in Albania“.
Her teaching portfolio includes Digital Electronics, Analog Electronics, Electrical and Electronic Measurements, and Project Management. From November 2020 to November 2023, she served as Institutional Coordinator for the Erasmus+ projects KALCEA and ENGINE.
Her research interests encompass information technology, green energy, optimization of electronic systems, digital transformation, and university infrastructure. She has authored and co-authored numerous peer-reviewed publications in international journals and conference proceedings and has participated as a researcher and working group member in several national and international projects.

PedagogProf.Asoc.Dr Admir Barolli

Admir Barolli was graduated from Agricultural University of Tirana, Albania. He received his Diploma Degree in April 2008. From October 2009 to June 2010, he was a Visiting Researcher at Curtin University, Perth, Australia. In 2011, he was a Visiting Researcher at SEIKEI University, Tokyo, Japan. He was graduated from Fukuoka Institute of Technology as Paper Doctor in March 2012. From January 2013 to 2014, he was working as Lecturer at Canadian Institute of Technology, Tirana, Albania. From July 2014 to June 2015, he was a Senior Post Doctor Fellow at University of Salerno. From September 2014 to March 2016, he was Lecturer at LOGOS University, Tirana, Albania. From March 2016 and Presently, he is Professor at “Aleksander Moisiu” University of Durres, Albania, In January 17, 2021, he received the title of Association Professor, at Polytechnic University of Tirana.

He has knowledge in different languages and programs, such as Java, C++, PHP, MYSQL, Web Design, JAVASCRIPT, CSS, HTML, MATLAB, Wireshark, Latex, Cisco Packet Tracer, NS2, NS3.

 

His research interests are in Genetics, Agricultural Engineering, Climate Change, Global Warming, Intelligent Algorithms, Genetic Algorithms, Computer Networks, Ad–hoc Networks, Wireless Mesh Networks.

PedagogProf. Dr. Hysen Muceku

Prof. Dr. Hysen Muceku ka një eksperiencë akademike prej 18 vitesh në universitete publike dhe private, si dhe një përvojë pune 25 vjeçare në administratën publike duke mbajtur pozicione të ndryshme si: drejtues në sistemin bankar, specialist dhe drejtues në Institucionin e Kontrollit të Lartë Shqiptar (KLSH), Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Drejtor i Përgjithshëm i Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave.

Prof. Muceku aktualisht është lektor i lëndëve: “Bazat e Financës”, “Teknika Bankare” dhe “Menaxhim Risku”, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gjithashtu, ka qenë lektor i ftuar në Universitetin “Obuda”, Budapest, Hungari.

Në karrierën e tij si specialist dhe menaxher ka fituar mjaft përvojë në çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin bankar, administrimin tatimor dhe politikat fiskale, qeverisjen e mirë dhe mirëmenaxhimin e fondeve publike, si dhe ka bashkëpunuar me disa organizma ndërkombëtar, si: BE (PIFC1 & PIFC2 Project), USAID, OECD (SIGMA), SIDA për përgatitjen e një baze metodologjike bashkëkohore në fushën e Auditimit të Brendshëm dhe të Jashtëm të Sektorit Publik dhe Tatimeve. Gjithashtu, ka qenë ekspert në projektet: FINAC (Erassmuss +), STAR 2, dhe Bashki të Forta (financuar nga Qeveria Zviceriane).

Gjithashtu ka ndjekur kurse të ndryshme specializimi në vende të ndryshme si Milano, Itali (Universiteti Bocconi, për menaxhim bankar) dhe kurse trajnimi për auditimin e brendshëm dhe të jashtëm si dhe administrimin tatimor në vende të ndryshme si: Angli, Francë, Itali, Austri, Slloveni, Rumani, Bullgari, Turqi, Estoni, Indi, Singapor etj.

Prof. Muceku është autor i një numri artikujsh shkencorë (19) në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka marrë pjesë dhe ka qenë folës në disa konferenca shkencore ndërkombëtare (20), si dhe është autor i dy monografive.

PedagogDr. Sediola Ruko

Edukimi: Znj. Ruko ka përfunduar studimet e larta bachelor në Universitetin e
Tiranës, Fakulteti Ekonomik dega “Informatikë Ekonomike” në vitin 2014. Në
2016 ka përfuduar studimet “Master Shkencor” pranë të njëjtit Universitet, në
drejtimin “Kërkime Operacionale në Informatik dhe Manaxhim”. Ka marrë
gradën shkencore PhD (2025), në fushën e Shkencave Kompjuterike me
titullin: “Smart Routing Systems: Developing an Efficient and Inclusive Digital
Solution for Local Community and Tourists in Urban Scenarios”. Studimet dhe
kërkimet doktorale i ka kryer pranë Departamentit të Ekonomisë, Inxhinierisë,
Shoqërisë dhe Sipërmarrjes (DEIM), Universiteti Tuscia, Itali.

Eksperienca: Sediola është pedagoge në fushën e Sistemeve te
Informacionit, me fokus në sistemet inteligjente. Ajo mbulon lëndë që
përfshijnë Tekonologji Inovative dhe E-Biznes, duke trajtuar konceptet
themelore dhe aplikimet moderne të këtyre disiplinave.
Fusha e ekspertizës: Interesat kërkimore përfshijnë sistemet e navigimit
inteligjent, personalizimin e tyre si dhe zhvillimin e teknologjive te
aksesueshmërisë per interesa të ndryshme.

PedagogDr. Amarildo Rista

Dr. Amarildo Rista ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në
Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai ka fituar
titullin “Doktor” në Shkenca Kompjuterike pranë Fakultetit të Shkencave dhe
Teknologjive Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore. Fusha e tij e
kërkimit përqendrohet në Inteligjencën Artificiale, Machine Learning dhe
Përpunimin e Gjuhëve Natyrore (NLP). Aktualisht, ai zhvillon leksione dhe
seminare në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në UAMD. Dr. Rista
është autor dhe bashkëautor i një sërë publikimesh në revista dhe konferenca
kombëtare dhe ndërkombëtare.

PedagogDr. Frida Gjermeni

Frida Gjermeni është pedagoge dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), e specializuar në ndërthurjen e teknologjive emergjente me proceset edukative dhe sistemet inteligjente. Fusha e saj kërkimore përqendrohet në Inteligjencën Artificiale (Generative AI), optimizimin e platformave e-learning, dhe aplikimet e Realitetit Virtual (VR), punë të cilat i ka pasqyruar në një sërë publikimesh shkencore në revista ndërkombëtare dhe konferenca prestigjioze. Ekspertiza e saj në kërkim përfshin gjithashtu analizën e performancës në rrjetet multimedia, IPTV dhe sistemet IoT. Paralelisht me veprimtarinë botuese, ajo eshte angazhuar  ne grupin tematik te tranformimit digjital ne STARS EU dhe në projekte të rëndësishme Erasmus+ si VTechDimTV dhe “IT Solutions through VR Integration”. Kontributi i saj shtrihet më tej në nismat e teknologjisë së gjeneratës së re si projekti IoT-ECO, ku ka marrë pjesë në shkolla verore e vizita studimore, si dhe në rrjetet kërkimore evropiane COST Action, konkretisht në projektet BEING-WISE dhe MAIA. Si anëtare e ACM (Association for Computing Machinery), Frida Gjermeni mbetet e angazhuar në avancimin e standardeve akademike dhe inovacionit teknologjik në shërbim të arsimit të lartë.

PedagogDr.Esmeralda Hoxha

Dr.Esmeralda Hoxha: Pedagoge me kohë të plotë në Departamentin “Teknologji Informacioni”, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri. esmeraldahoxha@uamd.edu.al; hoxhaesmeralda07@gmail.com

Doktor i Shkencave, UET, Tiranë, profili MIS “Management Information Systems”. Tema: “Përdorimi i Rrjetave Mobile Ad Hoc Wireless në Komunikimet Navale të Emergjencës, Mundësitë e Aplikimit në Shqipëri”, 2017; Master në Shkencat Kompjuterike, UV; Master i Shkencave ne Arkitekturë, DIND Ing.Navale. Me një karrier 22 vjecare në mesimdhënie, si fillim pranë UV “Ismail Qemali”, Vlorë, Dep.“Teknologji Informacioni”, 2002-2010;

Pedagoge efektive për elektronikën dhe jetëgjatësinë në anije, Shkolla e trupës, Departamenti Detar, 2010-2012; Universiteti “Pavarësia”, Vlore, 2012-2023 dhe njëkohësisht shefe departamenti në Unipavarësia qe nga 2015 deri ne 2023 dhe tashmë lektore me kohe te plote pranë UAMD, Durrës. Ka botuar një sërë artikujsh në revista dhe konferenca, të njohura, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesmarrëse në disa projekte të Erasmus ++.

Fushat e veprimtarisë:  Mësimdhënie; Kërkim shkencor; Specialist për programet, Administrim….Fushat e ekspertizës:  Inxhinieri Software; Rrjeta Kompjuterike; Siguria ne Rrjeta; Telekomunikacion; MIS; Modelet e-Business; Teknologji Informacioni; Software Aplikative; GPS,  Antena …

PedagogDr. Luan Sinanaj

Dr. Luan Sinanaj është lektor në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron diplomë Bachelor në “Informatikë” dhe Master të nivelit të parë të përfunduara në Universitetin e Pizës (Itali), si dhe Master Shkencorë në “Informatikë Ekonomike”. Ne 16 Prill te vitit 2026 ka përfunduar studimet e doktoraturës në Shkenca Kompjuterike pranë Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, Maqedoni e Veriut. Gjithashtu, ai është çertifikuar nga Cisco, Cisco Certified Network Associate Routing and Switching (CCNA Routing and Switching) në vitin 2012.

Dr. Luan Sinanaj është autor dhe bashkë-autor i disa publikimeve në revista shkencore, konferenca kombëtare, konferenca ndërkombëtare, si dhe botues i librit në gjuhën shqipe “Bazat e Programimit në Java”.

PedagogDr. Edmira Xhaferra

Dr. Edmira Xhaferra është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Teknologjisë së
Informacionit, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin “Aleksandër
Moisiu” Durrës. Ajo mbanë gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e Shkencave
Kompjuterike në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ka përfunduar studimet Bachelor
dhe Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Dr. Xhaferra është e certifikuar në Cisco Certified Network Associate (CCNA Routing &
Switching), si dhe mban certifikime nga MikroTik, përfshirë MikroTik Certified Network
Associate (MTCNA) dhe MikroTik Certified Routing Engineer (MTCRE). Ajo është e
angazhuar si kërkuese shkencore dhe kordinatore në projekte Erasmus+, Horizon dhe
iniciativa kombëtare. Për më tepër, është autore dhe bashkautore e disa publikimeve në
revista dhe konferenca të indeksuara në Scopus. Fushat e saj kërkimore përfshijnë Machine
Learning, Deep Learning dhe Siguri Informacioni.

PedagogPhD(c). Damiana Teliti

PhD(c). Damiana Teliti, është studiuese dhe specialiste në fushën e Artificial Neural Networks
(ANN) dhe Pattern Recognition. Si data scientist me përvojë, ajo angazhohet në analizimin e
grupeve të mëdha të të dhënave dhe në zhvillimin e modeleve të avancuara të machine learning,
duke kontribuar në zgjidhjen e problemeve komplekse në kontekste kërkimore dhe aplikative.
Me njohuri të thelluara në Python, ajo synon të zhvillojë qasje inovative për sfidat bashkëkohore
në industri dhe kërkim shkencor.
Formimi akademik
• Bachelor në “Multimedia dhe TV Dixhital” pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”,
Durrës
• Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni në Universitetin Metropolitan,
Tiranë
• Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik, Tiranë
• Aktualisht, ajo është kandidate për PhD në Teknologji Informacioni, me profilizim në
Inteligjencën Artificiale, në Universitetin Internacional “Burch”, Sarajevë, me temë
kërkimore: “Një kornizë hibride e frymëzuar nga kuantika për machine learning për
parashikimin e shumëfishtë të kancerit (A Quantum-Inspired Hybrid Machine
Learning Framework for Multi-Cancer Prediction)”.
Ajo gjithashtu ka përvojë të konsiderueshme në arsimin e lartë, ku është angazhuar si lektore dhe
ka kontribuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fusha të lidhura me teknologjitë e
avancuara dhe inteligjencën artificiale.
Aktualisht është e angazhuar si lektore me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,
Durrës.
Paralelisht me aktivitetin akademik, ajo ka eksperiencë në industri si zhvilluese full-stack, duke
përdorur teknologji si Flutter, C#, si dhe përvojë në fushën e telekomunikacionit .
Ajo është autore dhe bashkautore e disa publikimeve shkencore në revista dhe konferenca
ndërkombëtare, në fusha si inteligjenca artificiale, njohja e të folurit dhe përpunimi i imazhit.

PedagogPhD(c).Manjola Zeneli

Manjola Zeneli është Asistent Lektore në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Aleksandër Moisiu University of Durrës, dhe studente doktorature në Universitetin Teknik te Sofies. Fusha e saj e kërkimit përfshin Internetin e Gjërave (IoT), digital twin, sistemet inteligjente portuale dhe eficienca energjetike.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Inxhinieri Telekomunikacioni në Universitetin Politeknik  te Tiranes. Ka përvojë profesionale si specialiste IT në Autoritetin Portual  Durres, duke kombinuar eksperiencën praktike me kërkimin shkencor.

Manjola është e angazhuar në projekte ndërkombëtare si Erasmus+ dhe ka kontribuar në konferenca dhe publikime shkencore në fushat e transformimit digjital, porteve inteligjente dhe teknologjive inovative.

PedagogPhD(c). Uendi Cerma Kacadej

Uendi Çerma holds a Bachelor’s degree in Multimedia and Digital Television and a Master of Science in Computer Science. Her academic and professional focus is on Multimedia Systems and Virtual Reality, with a particular focus on the design and development of VR applications for educational impact. She has experience working on EU-funded projects, contributing across multiple phases—from the preparation of dissemination and communication deliverables to the design and development of models for the co-production of knowledge and research.

PedagogPhD(c). Elton Tata

Elton Tata është lektor në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master të Shkencave në Inxhinieri Elektronike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit. Aktualisht është në përfundim të studimeve doktorale në fushën e Shkencave Kompjuterike në South East European University.

  1. Tata ka një eksperiencë të gjerë profesionale në fushën e rrjeteve kompjuterike dhe telekomunikacionit, duke punuar si Network Engineer, NMC Engineer dhe Technical Support Engineer në kompani si Primo/Vivo Communications, Tring Communications dhe Vodafone Albania.

Në aktivitetin akademik, ai zhvillon lëndë si Arkitekturë Kompjuteri, Logjikë Dixhitale, Përpunim Dixhital i Sinjalit, Siguri Informacioni dhe Rrjeta Kompjuterike.

Fushat e interesit kërkimor përfshijnë inteligjencën artificiale, machine learning, përpunimin e gjuhës natyrore dhe rrjetet kompjuterike. Ai është autor dhe bashkëautor i disa publikimeve shkencore në konferenca dhe revista ndërkombëtare.

PedagogMSc. Alsa Kaziu

MSc. Alsa Kaziu është asistent lektore në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo ka përfunduar studimet për Informatikë-Ekonomike (Barchelor, 2009-2012) në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe MSc. Sisteme Informacioni në Ekonomi, (2012-2014) në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në Institutin e Teknologjive të Komunikimit dhe Informacionit pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.

Ajo ka punuar si asistent lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit që nga viti 2014. 

MSc. Alsa Kaziu është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:

  1. Studimin e metodave të optimizimit në fushën e sistemeve të informacionit të biznesit;
  2. Studimin dhe aplikimin e teknologjive të reja në fushën e sistemeve të informacionit;
  3. Aplikimin e teknikave të parashikimit në fushën e biznesit.

Nga ana akademike ajo mbulon fushën e sistemeve të informacionit dhe teknologjisë së informacionit.