Didaktikë

Përshkrimi i Programit:

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra 120 kredite

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve, “Bachelor” të specialiteve të ndryshme, si: ekonomi, shkenca ekzakte, arte, mekanikë, etj.

Diplomën e Ciklit të Parë të Studimeve, “Bachelor” e përfituar jashtë vendit, e njohur dhe e ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga ministria përgjegjëse për arsimin në Republikën e Shqipërisë.

Mësues të kualifikuar për të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar, duke u dhënë dhe bazat didaktike të mësimdhënies e kërkimit shkencor në edukim.

Studentë nga specialitete të ndryshme, të cilët janë duke ushtruar profesionin e mësuesit, ose duan ta ushtrojnë atë sipas legjislacionit në fuqi, mund të bëhen pjesë e këtij Masteri me qëllim që të:

  1. Zotërojnë njohuri të thelluara, teorike dhe praktike si dhe trajnim për kërkimin shkencor në mësimdhënie, brenda një specialiteti.
  2. Përgatiten si mësues të kualifikuar për të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar, duke u dhënë dhe bazat didaktike të mësimdhënies e kërkimit shkencor në edukim.
  3. Marrin njohuri teorike dhe didaktike përmes praktikës dëgjimore dhe aktive në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme (në varësi të lëndëve të cilat japin) nën udhëheqjen e pedagogëve të fushës përkatëse, por edhe të mësuesve mentorë.
  4. Formohen nga ana profesionale nëpërmjet lëndëve me karakter profesional, por dhe përmes veprimtarive që kërkojnë të menduar kritik dhe krijues si dhe përballen me zgjidhjen e problemeve si në punën individuale, ashtu edhe në grup duke shfrytëzuar mjetet didaktike dhe teknologjike përgjatë procesit të të nxënit.

 

Mundësi të mëtejshme studimi: Cikli i dytë i studimeve, “Master i Shkencave” në fushën e edukimit

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional: Mësues në sektorin privat dhe atë publik, pas fitimit të licensës.