Master Shkencor

E Drejtë Private

Përshkrimi i Programit:

E Drejta Private me disiplinat e saj sot është në një zhvillim dhe evoluim te vazhdueshëm për shkak te kompleksitetit dhe mungesës së traditës mirëfilltë të kësaj disipline në Shqipëri, si edhe mungesës se njohjes akademike të zhvillimeve bashkëkohore të së drejtës private në Bashkimin Evropian. Ky program synon të formojë studentin me njohuri te thelluara mbi zhvillimet bashkëkohore të së drejtës private shqiptare, me një fokus të veçantë, në të drejtën private të Bashkimit Evropian. Studenti në përfundim të studimeve është i aftë të përmbushë funksione të ndryshme: gjyqtar, avokat, noter, jurist në shoqëri tregtare, jurist në shoqëritë shtetërore, jurist në institucione të ndryshme, asistent lektor në programet e studimit të ciklit të parë. Trajtimi i marrëdhënieve juridike private me elementë të huaj ose të rregulluar në më shumë se një legjislacion, në kushtet e krijimit të një zone tregtie të lirë mes BE, Shqipërisë dhe më gjerë. Programi ofron mundësi të shumta punësimi një sektorin privat dhe publik, institutet e ndryshme kërkimore shkencore organizatat dhe sistemin e drejtësisë etj

Ky program synon të formojë studentin me njohuri të thelluara mbi zhvillimet bashkëkohore të së drejtës private shqiptare, me një fokus të veçantë, në të drejtën private të BE-së.

Gjatë viteve, ky program studimi i ciklit të dytë ka rezultuar programi më i suksesshëm, e vërtetuar kjo nga dy indikatorë të qartë sasiorë: kërkesa gjithmonë shumë e lartë e studentëve për këtë profil masteri; së dyti, arritjet e studentëve (alumnit) të këtij masteri, të cilët në një përqindje të konsiderueshme, kanë qenë në gjendje të punësohen dhe të kenë një vijueshmëri të suksesshme të karrierës së tyre. Mjaft prej këtyre studentëve janë bërë pjesë edhe e trupës akademike të lektorëve me kohë të pjesëshme të Departamentit të Drejtësisë.