Gjuhë Angleze

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” është një program studimi universitar, në ciklin e parë të studimeve. Ky program studimi është tre vjeçar dhe ofrohet në Fakultetin e Edukimit, nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja që nga viti akademik 2006-2007 e në vazhdim. Ky program studimi synon të përgatisë specialistë të gjuhës, kulturës, historisë dhe letërsisë angleze.

Në këtë program studimi ofrohen:

  • njohuri të përparuara jo vetëm të gjuhës së shkruar dhe të folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë angleze duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
  • aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë në zgjidhjen e problematikave komplekse në këtë fushë studimi.

Objektivat e programit

  1. Të ofrojë një formim të thelluar teorik dhe praktik në lëndët mësimore me formim gjuhësor.
  2. Të ofrojë njohuri të përparuara mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve anglishtfolës.
  3. Të zhvillojë aftësi të përparuara në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.
  4. Të zhvillojë aftësi të përparuara për reflektim e zhvillim profesional.

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të EFL me përgjegjësi analitike me fokus në performancën e klasës në EFL

Kompetencat

Programi i studimit Bachelor “Gjuhë Angleze” përshin disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar edhe synojnë:

 

  • Pajisjen e studentëve me njohuritë dhe aftësitë bazë të zbatueshme në përputhje me formimin e tyre të përgjithshëm gjuhësor, letrar, historik dhe qytetërimit anglishtfolës.
  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësimin për të komunikuar në kontekste dhe fusha të ndryshme duke përdorur regjistrat përkatës gjuhësorë në kontekstin e duhur.
  • Zotërimin në nivel të lartë të njohurive për disiplinat e programit të studimit (gjuhësi, letërsi, histori dhe qytetërim  anglishtfolës).
  • Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore dhe letrare të përftuara në kërkime bibliografike, në hartimin e përmbledhjeve dhe relacioneve mbi argumente të caktuara studimore.

 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Gjatë këtij programi studimi studentët ndjekin praktikat mësimore në institucione arsimore të arsimit të mesëm të ulët, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar. Praktikat  mësimore u mundësojë studentëve përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik.

 

Studentët e diplomuar në programin Bachelor Gjuhë Angleze” mund të punësohen si :

 

  • Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.
  • Guida turistike në muze, qendra historike dhe kulturore.
  • Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në të gjitha institucionet publike dhe private.
  • Punonjës i mediave 
  • Studiues dhe mediator kulturor.
  • Përkthyes në kompani përkthimi

 

Mundësitë për studime të mëtejshme:

 

Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional ose Master i Shkencave.