Marrëdhënie me Publikun

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në Marrëdhënie me Publikun, i ofruar nga Departamenti i Shkencave Politike, është i projektuar për të transmetuar tek studentët njohuri mbi shoqërinë, komunikimin në hapësirën publike, politikave sociale dhe ekonomike, mediave tradicionale e të reja, audiencave të drejtpërdrejta dhe atyre në linjë. Sot, gjithnjë e më shumë, imazhi në formë e përmbajtje i çdo kompanie, agjensie shtetërore e publike konsiderohet një prioritet, ndaj në këtë drejtim edhe në Shqipëri, kërkohen specialistë të kualifikuar në fushën e Marrëdhënieve me Publikun. Në rang kombëtar, sipas INSTAT-it, në të gjithë territorin ekzistojnë rreth 108.5 mijë biznese të mëdha dhe të mesme, pjesa dërrmuese e të cilave ka një zyrë të Marrëdhënieve me Publikun. Në këtë drejtim ky program studimi është bashkëkohor dhe përgatit studentët për një profesion që gëzon një hapësirë të gjerë në tregun e punës. Programi Bachelor në “Marrëdhënie me Publikun” zhvillon një sërë aftësish, si ato menaxhuese, këshilluese, politike dhe analitike. Njohuritë e marra janë të formimit teorik dhe praktik në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit.

Programi Bachelor në “Marrëdhënie me Publikun” zhvillon një sërë aftësish, si ato menaxhuese, këshilluese, politike dhe analitike.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, është të aftësojë studentët në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e informacionit kontabël dhe sistemeve  kontabile. Ky program studimi është projektuar për:

  • Promovimin e aftësive të pavarura kritike dhe vlerësuese, dhe kuriozitetin intelektual për një të mësuar që zgjat gjithë jetën.
  • Promovim të ndërveprimit analitik dhe kreativ me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Aftësimin e studentëve në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e sistemeve të kontabilitetit dhe ato financiare, në menaxhimin e operacioneve që lidhen me kompanitë dhe tregjet financiare, apo kontabilitetin e kostos.
  • Zgjerimin e njohurive dhe të kuptuarit duke zhvilluar kapacitetin, vlerësimin dhe analizën për kontabilitetin e kompanive, regjistrimin dhe përmbledhjen e të dhënave financiare dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Analizimin e aktiviteteve të biznesit dhe kryerjen e analizave dhe parashikimeve   financiare në kontekste të ndryshme të planifikimit, vendimmarrjes dhe kontrollit në një nivel të përshtatshëm dhe  njohja me kufizimet e këtyre teknikave.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të të kenë mundësi punësimi në sektorin financiar të njësive tregtare, të shërbimeve apo llojeve të tjera, si në sektorin publik dhe në atë privat. Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.