Master Shkencor

Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore

Përshkrimi i Programit:

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor

Përgatitja e drejtuesve dhe administratorëve të denjë të nivelit parauniversitar.

Objektivat kryesore të programit të studimit

  1. Përgatitja e specialistëve me formim më të thelluar profesional.
  2. Përgatitja e drejtuesve dhe administratorëve të një niveli parauniversitar.
  3. Përgatitja e specialistëve, kontrolluesve, supervizorëve dhe drejtuesve të institucioneve që janë në mbështetje të institucioneve shkollore dhe parashkollore.

Studimet në këtë program janë të shoqëruara me praktika profesionale në institucione arsimore, për të fituar përvojë praktike mbi menaxhimin dhe supervizimin e institucioneve arsimore.

Mundësi të mëtejshme studimi Cikli i Tretë i studimeve Doktoraturë.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional: Drejtorë, specialistë, kontrollues, supervizorë dhe drejtues të institucioneve shkollore dhe parashkollore.