MP. Arsim Fillor

Përshkrimi i Programit :

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: 4 semestra 120 kredite

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit:

  • Diploma e Ciklit të Parë të Studimeve, “Bachelor” në Mësues i Arsimit fillor

– Diploma e Ciklit të Parë të Studimeve, “Bachelor” e përfituar jashtë vendit, e njohur dhe e ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga ministria përgjegjëse për arsimin në Republikën e Shqipërisë

Përgatitja e mësuesve të arsimit fillor me njohuri shkencore pedagogjike, psikologjike për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe ndryshimeve në arsim.

Objektivat kryesore të programit të studimit:

  1. Përgatitja e mësuesve të arsimit fillor me njohuri shkencore pedagogjike, psikologjike për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe ndryshimeve në arsim.
  2. Formimi i mësuesve të ciklit fillor nëpërmjet praktikës profesionale shkollore në shkollat 9-vjeçare nën udhëheqjen e pedagogëve të fushës përkatëse, por edhe të mësuesve mentorë.
  3. Zotërimi i dijeve, aftësive dhe kompetencave profesionale për marrjen e licensës profesionale.

Mundësi të mëtejshme studimi : Master i shkencave në fushën e edukimit

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional: Mësues të arsimit fillor në sektorin privat dhe atë publik pas provimit të licensimit.